• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dragashi në hall me tensionin e rrymës!

dragashDragash
– KEK-u ka njoftuar se të dielën, më 13 nëntor, prej orës 12:00 deri në orën 14:00, nënstacionet në Zhur, Dragash dhe hidrocentrali i Dikancës do të shkyçen totalisht, për shkak se do të ngjyroden portalet në nënstacionin e Zhurit! Kjo shkyqje do t’i le pa energji elektrike shumë vendbanime të Dragashit dhe Prizrenit.
Banorët e Dragashit thonë se janë në hall me këto shkyçje të shpeshta, të cilat janë bërë gjatë gjithë verës, kinse për ta përmirësuar furnizimin gjatë stinës së dimrit. Por, sipas banorëve të kësaj komune të skajshme të Kosovës, shkyçjet që po bëhen në emër të riparimeve, nuk janë gjë pos reduktimeve dhe se arsyetimet e KEK-ut tashmë nuk kanë seriozitet. Përpos shkyçjeve, banorët ankohen edhe për tensionin e ulët të energjisë elektrike. Ata kërkojnë përmirësim të kësaj gjendje, sepse po përballen me vështirësi të ndryshme. Kjo gjendje po u shkakton telashe, sidomos banorëve të fshatrave, të cilat furnizohen me ujë përmes sistemit të pompimit. Banorët e fshatrave Brezne dhe Brrut, që në vazhdimësi e sigurojnë ujin nëpërmjet pompave, pohojnë se këto ditë kanë mjaft telashe me sigurimin e ujit të pijshëm, ngase pompat vështirë vihen në lëvizje me këtë energji ekzistuese. “Ka ditë që tensioni i energjisë elektrike është tejet i ulët. Kjo po na shakakton telashe rreth furnizimit me ujë, ngase pompat nuk ndizen fare”, thotë Xhevati, banor nga fshati Brrut. Ndërkaq, Dalip Çengaj, pronar i një zdrukthtarie në Dragash, thotë se ka problem me vënien në lëvizje të makinave. “Duke qenë se në lagjen time rryma është shumë e dobët, kam provuar edhe në afërsi të nënstacionit kryesor elektrik të nisja prodhimin. Por, përpjekjet kanë qenë të kota, shkaku i tensionit të ulët”, pohon Çengaj. Përgjegjësit e Njësisë së KEK-ut në Dragash thonë se tensioni i ulët i energjisë elektrike, nuk është pasojë e ndonjë defekti në rrjetin elektrik, por i tillë është duke ardhur nga distribuimi. “Është fakt se këto ditë tensioni i energjisë elektrike është tejet i ulët, por kjo është duke ndodhur për shkak të mbingarkesave”, ka thënë njëri nga kujdestarët e nënstacionit në Dragash.
Nënkryetari i Komunës së Dragashit, Çasip Kushi, thotë se qeveria lokale ka marrë premtime nga drejtuesit më të lartë të KEK-ut, se kjo çështje do të zgjidhet vitin e ardhsëm. ”Jo vetëm kapacitetet e vogla të nënstacionit të tanishëm elektrik, por edhe rrjeti actual i viteve të 70-ta është problem. “Drejtori i përgjithshëm i KEK-ut, Arben Xhuka, na ka premtuar se vitin e ardhshëm do të rrisë kapacitetin e nënstacionit dyfish. Ne na mbetet të shpresojmë, sepse realisht jemi duke i parë se në nënstacionin aktual po punohet”, ka thënë Kushi.
 
 
Share