• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Përurohen 38 kilometra të autostradës!

autostrada_perurimiPrizren
- Shumë qytetarë dhe zyrtarë vendorë e ndërkombëtarë, kanë marrë pjesë të shtunën në ceremoninë solemne të përurimit të 38 kilometrave të parë të autostradës Vërmicë-Merdar, që mban emrin e ish presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova. Prerjen e shiritit e bënë presidentja, Atifete Jahjaga, kryeministri, Hashim Thaçi, homologu i tij nga Shqipëria, Sali Berisha, dhe kongresisti amerikan, Eliot Engel.
Me këtë rast, presidentja Jahjaga tha se sot është fillimi i një vepre të pritur shumë gjatë nga Kosova. “Kjo rrugë është në funksion të lidhjes së popujve dhe shteteve. Përurimi i kilometrave të parë në territorin e Kosovës, të Rrugës së Kombit, të ndërtuar me standarde dhe parametra modern, është filli i një vepre të dëshiruar dhe të pritur shumë gjatë, që Kosova dhe Shqipëria po e realizojnë sot. Kjo rrugë është është lidhja jonë me korridoret e rëndësishme evropiane. Sot po tejkalojmë barrierat e fundit që penguan lëvizjen e lirë mes qytetarëve tanë, për të qenë bashkë si të gjithë popujt që mbështesin vlerat evropiane dhe që ndërtojnë ura bashkëpunimi”, tha Jahjaga, duke shtuar se sot po realizohet një ëndërr, një vepër të një vlere të pakrahasueshme morale që çon në afrimin e njerëzve dhe ju shërben qytetarëve dhe vendeve tona. Edhe kryeministri, Hashim Thaçi, ka thënë se projekti për ndërtimin e autostradës është një projekt që hap kufij dhe i demokratizon ata. “Ky projekt është projekt i shekullit të ri, i lirisë, pavarësisë dhe integrimit. Është projekt i gjeneratës dhe mentalitetit të ri mirëqeverisës. Është projekt i evropianëve të rinj. Ky projekt hap kufij, thyen barrierat e së kaluarës dhe hap horizontin e së ardhmes. Kjo është autostrada më moderne në rajon. Kjo autostradë i jep kuptim shtetit tonë të ri”, theksoi Thaçi.
I emocionuar dukshëm, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është shprehur se rruga që bashkon idealin kombëtar, idealin e Prizrenit dhe atë të Ibrahim Rugovës, po përurohet sot, në Kosovën e lirë dhe të pavarur. “Inaugurimin e kësaj rruge madhështore, të kësaj autostrade që bashkon shqiptarët, më shumë së kurrë, në idealin e unitetit kombëtar, në idealin e Prizrenit, në idealin e pavdekshëm të grave dhe burrave që sakrifikuan, derdhën lumenj gjaku në kryengritjen e tyre të madhe për ta bërë Shqipërinë e pavarur, për ta bërë Kosovën të lirë dhe të pavarur, në nderimin më të madh të arkitektit të Kosovës së pavarur, burrit mendjendritur të kombit shqiptar, profesor doktor, Ibrahim Rugovës”, ka nënvizuar Berisha. Në ceremoni, kanë qenë të pranishëm edhe kongresisti amerikan, Eliot Engel, dhe ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Christopher Dell. Kongresisti Engel ka thënë se kjo rrugë e sjell Kosovën në zemër të Evropës. “Në një kohë, kur të tjerët po i mbyllin kufijtë e tyre, Kosova po i hap kufijtë e saj dhe po bëhet një pjesë shumë e rëndësishme e Evropës. Dikur nevojiteshin 10 orë për të shkuar nga Prishtina në Tiranë, e tash na duhen vetëm tri orë. Mendoj se është shumë me rëndësi që kjo rrugë po emërohet me emrin e zotit Rugova, që ka qenë mik i imi dhe ka pasur kaq shumë kuptim për këtë vend. Po ashtu, mund t’ju them se SHBA-të, gjithmonë do të jenë të përkushtuara për këtë vend të mrekullueshëm”, është shprehur Engel.
Kostoja e ndërtimit të 38 kilometrave të parë të autostradës, thuhet të jetë rreth 330 milionë euro. Punimet në këtë autostradë është duke i kryer kompania “Bechtel-Enka”. Gjerësia e autostradës është 28 metra, me 4 korsi. Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë deklaruar se punimet në autostradë do të vazhdojnë, derisa të përfundojë i tërë projekti, i cili pritet të kryhet në nëntor të vitit të ardhshëm. Autostrada ”Ibrahim Rugova”, është cilësuar projekt historik për Kosovën evropiane dhe për integrimin e shqiptarëve në Bashkimin Evropian.
 
 
Share