• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Prezantohet NJKDNJ-ja në Dragash!

dragash_hartaDragash
- Njësiti Komunal për të Drejtat e Njeriut në Dragash organizoi të martën një takim me përfaqësues të pushtetit lokal, shoqërisë civile dhe mediave, në të cilin u fol për organizmat lokalë dhe qendrorë, të cilët merren me të drejtat e njeriut.
I mbështetur nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe OSBE-ja, takimi nxori në pah se të drejtat e njeriut mbrohen në shkallën më të lartë, sa i përket legjislacionit, por që ka nevojë të punohet më shumë në praktikë, sepse ekziston një hendikep në shoqëri, rreth njohjes së ligjeve që merren me këtë fushë dhe njohuria nga secili për të drejtat njerëzore që gëzon në shoqëri.
Avni Nebiu, drejtor i Administratës Komunale dhe Personelit, tha se takime të ngjashme duhet të organizohen më shumë, por kërkoi gjithëpërfshirje dhe pjesëmarrje më të gjerë të të gjithë organizmave qeveritare dhe joqeveritare. “Do të doja që në takime të këtij lloji, të ketë më shumë interesim nga qytetarët dhe organizmat që merren me këtë lëmi”, tha Nebiu, si bartës i Njësitit Komunal për të Drejtat e Njeriut (NJKDNJ), në Administratën komunale të Dragashit.
Shaban Shabani, koordinator I Njësisë komunale për të Drejtat e Njeriut në Dragash, prezantoi përgjegjësitë që ka ky mekanizëm, në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. “Detyra jonë është që të udhëheqim dhe mbikëqyrim politikat në Komunë, në lidhje me respektimin e ligjeve që mbrojnë të drejtat e njeriut. Ne bashkëpunojmë me të gjitha organizatat qeveritare dhe joqeveritare, të cilat merren me këtë aktivitet bazë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, tha Shabani, duke sqaruar se kjo komunë e skajshme është në nivel të lakmueshëm dhe se nuk ka dukuri ekstreme, ashtu siç shohim në komunat tjera. Megjithatë, Shabani tha se ka raste të pakta, kur duhet të intervenohet që mos të shndërrohen në dukuri.
Uzair Hamza, zyrtar për të Drejtat e komuniteteve dhe çështjeve që kanë të bëjnë me diskriminimin, tha se pas udhëzimeve administrative, MAPL ka organizuar një sërë trajnimesh, për t’i trajnuar zyrtarët që merren me këtë lëmi. “Ne tashmë veprojmë në bazë të legjislacioneve ndërkombëtare dhe kombëtare, të cilat rregullojnë pozitën e çdo personi, shoqërie dhe mbarë njerëzimit, në lidhje me të drejtat e tyre dhe pengimin nga diskriminimi i mundshëm.
Lindita Piraj, zyrtare komunale për Barazitë Gjinore në Dragash, në prezantimin e detyrave dhe aktiviteteve që ka kjo Zyrë, tha se çështje primare e aktivitetit të saj është ofrimi i mundësive të barabarta dhe përkujdesja ndaj personave me aftësi të kufizuara, gjithnjë duke i respektuar ligjet që rregullojnë këtë fushë. “Ne udhëheqim programet komunale që ndërlidhen me barazitë gjinore dhe mbikëqyrim mënyrën e zbatimit të ligjeve përkatëse. Por, bazë e gjithë aktivitetit mbeten gjithnjë konventat ndërkombëtare dhe ligjet në fuqi që dalin nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Gjithashtu, ne koordinojmë edhe projekte në këtë lëmi, nga cilado organizatë që implementohet, e që kërkohet përkrahja jonë”, tha Piraj.
Ndryshe, takimi i së martës që prezantoi legjislaturën dhe detyrat që merr secili për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, u prezantua në dy gjuhë zyrtare të Kosovës, shqip dhe serbisht.
 
 
Share