• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Të mirat e natyrës – mundësi përfitimi!
restelicaDragash - Ndonëse kanë filluar ditët e ftohta, të cilat paralajmërojnë dimrin e hershëm në malësinë e Sharrit, në lartësi të bjeshkëve hasën shumë banorë, moshash e gjinish të ndryshme, të cilët vjelin kokrra dëllinje, për të arritur gjerë tek paraja. Këta banorë pohojnë se vjelja e frutave të egra dhe bimëve mjekuese, të cilat janë me bollëk në këto anë, ka filluar qysh në pranverën e hershme, për tu intensifikuar më pas gjatë stinës së verës, me boronica, fleta mështekne dhe shumë bimë të tjera mjekuese dhe fruta malore. Këto ditë, thonë se vilen vetëm kokrrat e dëllinjës, me të cilat përfundon vjelja e gjithë të mirave që dhuron natyra në këtë anë. “Ka familje që përbëhen nga shumë anëtarë, të cilat, vetëm nga shitja e boronicave, kanë fituar deri në 300 euro në ditë, e që tani vazhdojnë vjeljen e kokrrave të dëllinjës, nga shitja e të cilave mund të fitojnë deri në 100 euro në ditë”, thotë Ali Kushi, pronar i një lokali në fshatin Krushevë të Gorës, i cili bën grumbullimin e frutave malore dhe bimëve mjekuese. Aliu thotë se kokrrat e dëllinjës aktualisht i paguan nga një euro për kilogram dhe se ka mjaftë interesim nga banorët për tu marrë me këtë aktivitet.
Mësohet se me këtë punë merren, jo vetëm banorët e fshatrave Lybevisht, Radeshë dhe Pllajnik, të cilat shtrihen në rrëzë të bjeshkëve, por një mënyrë përfitimi kanë gjetur edhe ata nga fshatrat tjera të komunës së Dragashit, si dhe banorët nga rrethi i Kukësit. Që të gjithë, kërkojnë nga shteti që të angazhohet më shumë për krijimin e një infrastrukture rrugore nëpër bjeshkë, në mënyrë që ky lloj aktiviteti të bëhet sa më i lehtë dhe sa më i organizuar.
Nuridin Bajrami, pronar i firmës “Hit-Flores” në Dragash, i cili njihet si lider për grumbullimin e këtyre frutave malore dhe bimëve mjekuese, shprehet i kënaqur me rezultatin e arritur gjatë këtij viti, por që shpreh bindjen se edhe ata që janë marrë me grumbullimin e këtyre të mirave natyrore kanë mbetur të kënaqur me shpërblimin që kanë marrë për punën e tyre, gjegjësisht pagesat. “Kam siguruar tregun për plasimin e këtyre frutave, pavarësisht sasisë që do të grumbullojmë. Domethënë, nuk kemi kufizim të sasisë e që kjo nënkupton se çdo banor mund të merret me këtë punë, sepse shitjen e ka të garantuar. Gjithsesi, sipas atyre që po merren me këtë lloj pune, çmimi që ju ofrojmë për shërbimin e bërë, është i kënaqshëm. Po të bëhej kjo punë në mënyrën më të organizuar, banorët e kësaj ane do të fitonin qindra mijëra euro”, thotë Bajrami, duke shtuar se këtë vit, vetëm firma e tij ka grumbulluar dhjetëra tonë boronica dhe fruta të tjera malore, ndërsa këto ditë, vetëm kokrra dëllinje, ka eksportuar 150 tonë. Edhe Bajrami, thotë se kjo kategori e shoqërisë, ka nevojë për më shumë mbështetje institucionale, por edhe nga shoqata të ndryshme që do të ofronin subvencione për ata që merren me këtë veprimtari fisnike.
 
 
Share