• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Kur dashuria, vërtetë të vret!
e Premte, 18 Nëntor 2011 13:05

dashuriaUashington, 18 nëntor 2011 - Përfundimi i një marrëdhënie dashurore ose vdekja e një personi të dashur, është një prej arsyeve të shumta të infarkteve në botë. Për këtë arsye, femrat janë ato që goditen më shumë, gjithsejtë nëntë herë më shumë se sa meshkujt. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar të premten në një revistë mjekësore.
Traumat ose tronditjet emocionale janë në gjendje të provokojnë çrregullime të mëdha tek zemra, duke u nisur nga aritmia, takikardia, luhatjet e tensionit e deri tek ndalimi i plotë i rrahjeve të zemrës. Duke i krahasuar rastet e ndodhura, grupi mjekësor i studiuesve amerikanë arriti në përfundimin se, për vetë mënyrën se si të dyja gjinitë e përjetojnë një humbje të tillë, femrat goditen nëntë herë më shumë prej infarkteve, si pasojë emocionale. Mjekët kanë arritur të zbulojnë edhe arsyen fiziologjike, se përse ndodh diçka e tillë. Një fluks i madh adrenaline, së bashku me disa lloj hormonesh të tjerë, rrisin dukshëm presionin me valvulet e zemrës, duke bërë që në disa raste ato të keqfunksionojnë. Shumica e rasteve janë të rikuperueshme, pasi nuk bëhet fjalë për një infarkt klasik, gjatë të cilit janë arteriet ato që bllokohen.
Gjatë vitit 2007, në SHBA u regjistruan 6 mijë e 229 raste të paraqitura në urgjencë, me infarkt ose probleme të tjera në zemër, si rezultat i një traume emocionale. Nga kjo shifër, rreth 5 mijë e 550 raste ishin femra, të tjerët ishin pacientë meshkuj.
 

Share