• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Mbi 100 tiketa ndëshkimi në autostradë!
e Diel, 20 Nëntor 2011 10:43

autostrada1Prizren
- Policia Rajonale e Prizrenit, brenda javës së pare, që kur u lëshuan në qarkullim 38 kilometra të autostradës, kanë shqiptuar mbi 100 tiketa ndëshkimi për drejtuesit e automjeteve që nuk i kanë respektuar limitet e shpejtësisë së limituar. Ndonëse numri i aksidenteve është minimal, dy patrullat lëvizëse policore që kanë për detyrë kontrollimin dhe vënien e rregullit në të dyja anët e autostradës, në shtatë ditët e para kanë konstatuar se dashamirët e shpejtësisë, në raste të shumta, kanë testuar aftësitë e tyre si shofer dhe fuqinë e automjetit. "Oficerët policorë kanë shqiptuar 104 tiketa për tejkalim të shpejtësisë në autostradë dhe 15 tiketa për kundërvajtje të tjera në trafik", tha komandanti i Njësisë së Trafikut për rajonin e Prizrenit, kapiteni Lulzim Shala, gjatë një konference për shtyp. Sipas tij, në javën e parë të qarkullimit, brenda tri segmenteve të para të autostradës, janë regjistruar vetëm dy aksidente me dëme të vogla materiale, ndërsa dy aksidente të tjera janë shënuar në dalje të autostradës, por pa ndonjë dëm të konsiderueshëm. Kapiteni Shala ka bërë të ditur se, që nga inaugurimi i kësaj pjese të autostradës, të dy anët e saj janë të ngarkuara me automjete, për faktin se transporti i mallrave komerciale nga Shqipëria për në Kosovë dhe anasjelltas, kryhet përmes kësaj rruge.
Kufizimi i shpejtësisë, me shenja të qarta dhe të dukshme është përcaktuar deri në 130 km/h. Megjithatë, cilësia e rrugës dhe asfaltit, të paparë ndonjëherë në Kosovë, sikur po i nxit drejtuesit e automjeteve për të zhvilluar shpejtësi më të madhe se kjo. Por, zyrtarët policorë kanë paralajmëruar se nuk do të tolerojnë assesi një shpejtësi më të madhe se ajo që është përcaktuar me shenja, pavarësisht se gjendja e rrugës “duron” shpejtësi më të madhe se kjo.
 
 
Share