• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Nga “Shpella e Zgatarit” u nxor një kufomë!
e Martë, 22 Nëntor 2011 20:57

shpella_zgatarDragash
- Trupi i pajetë i një mashkulli dyzetvjeçar, nga Fushë Kosova, është nxjerrë të martën nga “Shpella e Zgatarit”, në komunën e Dragashit, pas një aksioni të Njësitit të Kërkim-Shpëtimit të FSK-së, të cilët u janë përgjigjur kërkesës së hetuesve policorë dhe organeve të ndjekjes. Këta të fundit, në bashkëpunim me hetuesit nga Mitrovica dhe Prishtina, ishin vënë në kërkim për zbardhjen e këtij rasti specifik të vrasjes dhe disa veprave të tjera penale, për të cilat janë ndaluar tre persona si të dyshimtë.
Lumni Graishta, komandant i Njësisë së Krimeve të Rënda në Drejtorinë rajonale të Policisë së Prizrenit, tha se bëhet fjalë për vrasje. “Deri më tani policia ka arrestuar tre të dyshuar, prej tyre dy nga Mitrovica dhe një tjetër nga një fshat i komunës së Dragashit. Viktima është 40 vjeçar, nga Fushë Kosova, të cilin e tërhoqëm nga humnera, ku dyshohej se ishte hedhur nga kryesit e veprës penale", tha Graishta, sipas të cilit, zbulimi i trupit të pajetë të viktimës është mundësuar në saje të bashkëpunimit të tri njësiteve hetuese nga rajonet e Prizrenit, Mitrovicës dhe Prishtinës.
Burimet e Radio SHARRI-t mësojnë se i arrestuari nga komuna e Dragashit është R.F. nga fshati Kapre, ndërkohë që viktima është Sefer Bazaj, nga fshati Sllatinë, komuna e Fushë Kosovës. Gjithashtu, mësohet se viktima ishte zhdukur më 8 nëntor ndërsa Njësiti rajonal i Hetimeve në Prizren ishte njoftuar për rastin në fjalë, dhjetë ditë më vonë. Nga ana tjetër, komandanti i Stacionit policor në Dragash, Gëzim Zogaj, tha për radion tonë se i gjithë ky aksion, i cili në vetvete përbënte një sfidë, është kryer me sukses dhe e veçanta e gjithë kësaj ishte fakti se në të u përfshinë kryekëput forca vendore nga të gjitha strukturat. “Pas veprimeve të duhura, është gjetur trupi i viktimës, i cili është tërhequr nga kjo greminë, në saje të shkathtësive të pjesëtarëve të FSK-së”, tha Zogaj duke u shprehur mirënjohës për pjesëtarët e policisë dhe ata të FSK-së, për të cilët tha se kanë treguar shkallë të lartë profesionalizmi. Hetimet e gjertanishme nuk kanë saktësuar, nëse trupi i viktimës është hedhur i gjallë në këtë shpellë, apo është vrarë paraprakisht.
 
 
Share