• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Fitu: Merreni fatin në duart tuaja!
 
zhan_fransoa_fituDragash
- Zhan Fransoa Fitu, ambassador i Francës në vendin tonë, të mërkurën qëndroi në Dragash, ku u njoftua nga zyrtarët e kësaj komune rreth gjendjes së përgjithshme ekonomike dhe të sigurisë.
I kënaqur me progresin ekonomik dhe atë të sigurisë, të cilin ia paraqiti kryetari i Komunës, Salim Jenuzi, ambasadori francez tha se banorët nuk duhet të krijojnë iluzione se dikush tjetër do t’iu sjellë të mirat e dynjasë, por se ata vetë duhet të punojnë dhe të angazhohen për zhvillimin e vendit. “Mundohuni ta merrni fatin e këtij vendi në duart tuaja”, tha Fitu, duke dhënë edhe vërejtjet e tij, në aspektin e pikëpamjeve që kanë kosovarët. “Ju nuk keni besim në vetvete. Kjo është një dukuri dramatike, mbase nga kujtimet e së kaluarës. Por, ju porosisë se ju duhet të keni besim në vetvete dhe jo të prisni nga ndërkombëtarët”, tha Fitu. Nga zyrtarët e kësaj Komune, u kërkua që Franca dhe vendet tjera të zhvilluara të ndihmojnë në sjelljen e ndërmarrjeve të huaja dhe të fuqishme në Dragash që të investojnë në fushën e turizmit, qoftë edhe nëse bëjnë propagandë joshëse në këtë drejtim. Fitu tha se pikërisht turizmi është një degë e mirë e zhvillimit ekonomik në këtë komunë dhe i ftoi zyrtarët komunalë që të hartojnë projekte të qëndrueshme në këtë drejtim . “Do ta keni përkrahjen tonë... Dyert tona do të jenë të hapura për çdo ndihmë që do të kërkoni nga ne”, porositi ambasadori francez zyrtarët e Dragashit.
 
 
Share