• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Piraj dhe Pillaj, për drejtësi reale!

Dragash
- Në mbarë botën, sot u shënua Dita ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. Është ky një përkujtim i përvjetshëm i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, e cila u adoptua në vitin 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.lindita_piraj
Anëtarja e Njësitit komunal për të Drejtat e Njeriut (NJKDNJ) në Dragash, Lindita Piraj, tha se e tërë bota po mundohet të arrijë shkallën më të lartë të respektimit të të drejtave të njeriut, gjë që edhe në Dragash po bëhet e njëjta gjë, që qytatarët në asnjë mënyrë të mos neglizhohen nga ana e zyrtarëve komunalë. “Qytatarët duhet të dinë se në Dragash ekziston një mekanizëm, i cili merret me mbrojtjen e të drejtave të tyre, në raport me administratën komunale të Dragashit. Secili qytetar që mendon se i janë shkelur të drejtat, mund të na drejtohet ne dhe mëpastaj do ta këshillojmë se cila është adresa më adekuate për ankesë. Me një fjalë, Njësiti jonë do të shqyrtoj çdo ankesë të qytetarëve dhe më pas do të adresohen në sektorët përkatës të administrates komunale. Krejt kjo, me qëllim që të mbrohen të drejtat e qytetarëve karshi administratës komunale”, tha znj. Piraj në emisionin “Aktualitete” të Radio Sharrit.
I mbështetur nga OSBE-ja, aktualisht po implementohet një projekt për senzibilizimin e Njësitit komunal për të Drejtat e Njeriut, të cilin e përbëjnë anëtarë nga dy komunitetet që jetojnë në komunën e Dragashit. Lindita Piraj, anëtare e këtij njësiti, thotë se qëllimi i mirë për të pasur një mekanizëm që do t’i adresoj ankesat e qytetarëve në organet përkat ëse të Komunës, duket se po i jep rezultatet e para. “Fillimisht ishte Zyra komunale për Barazi gjinore, tani kemi edhe Njësit të veçantë për të Drejtat e Njeriut. Që të dy këta mekanizma kanë rezultuar me rritjen e shkallës së mbrojtjes së të drejtave të njeriut në komunën e Dragashit”, vlerëson znj. Piraj.
Në 63 vjetorin e shënimit të kësaj dite, përmes një mesazhi, shefja e Kombeve të Bashkuara për të drejta të njeriut, Navi Pillaj, tha se vitin që po e lëmë pas, njerëzit i kanë përdorur mediat sociale, si Fejsbuk, Tuiter dhe të ngjashme, për të protestuar kundër regjimeve të ndryshme nëpër botë. “Pushteti këtë vit, në veçanti, ishte zhvendosur në botën arabe, pasi që burra, gra dhe fëmijë të rëndomë kishin përdorur mediat sociale për tu konfrontuar me regjimet e tyre. Qeveritë, tani nuk e kanë mundësinë për të monopolizuar shpërndarjen e informacioneve dhe të censurojnë pikëpamjet që sfidojnë aktivitetet e tyre”, tha Pillaj.
 
 
Share