• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Nano: Do të bëhesha president!
e Hënë, 12 Dhjetor 2011 09:07

fatos_nanoTiranë
- Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, ka shprehur dje publikisht dëshirën e tij për tu bërë president shteti, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012.
Në një intervistë për “Top-Channel”, i pyetur për kandidaturën, ai tha se do të përpiqet të gjej mbështetje në të dy kampet, pa dëmtuar integrimin e vendit. “Unë dhe oferta që ju e shprehet në mënyrën tuaj profesionale jemi aty, me angazhimin dobiprurës për më shumë iniciativa dhe hapësirë bipartizane ose jopartizane, në politikën shqiptare dhe në komunikimin e saj me familjen evropiane, për të bërë të kundërtën e asaj që ka ndodhur, për fat të keq, dy vitet e fundit, kur dhe kampet e majta dhe të djathta të Parlamentit Evropian, nisën të mbrojnë lojtarët respektivë, anëtarët përkatës të familjeve në debatin dhe konfliktin që solli ngërçin e njohur, e qe bllokoi dy herë rresht kërkesën e Shqipërisë, për tu futur në rrugën e anëtarësimit të plotë”, u shpreh Nano.
Ish-kreu i PS-së ka folur dhe për marrëdhëniet me Edi Ramën dhe aktorët tjerë të politikës shqiptare, duke i komentuar edhe zhvillimet politike në Shqipëri. Ndërkaq, duke folur për mosmarrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian, dhe për rolin e qeverisë dhe opozitës në këtë proces, ai ka thënë se është shumë vonë për të gjetur fajtorin. “Unë besoj se secila palë e di përgjegjësinë e vet. Jam i bindur që asnjëra nga palët nuk mund ta kryejë e vetme detyrën kombëtare të integrimit”, ka deklaruar Nano nga Londra, ku ai ndodhet me ftesë të Institutit Evropian të Shkollës Ekonomike.
 
 
Share