• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Qeveria stimulon vetëm mediet joshqiptare!
e Hënë, 12 Dhjetor 2011 13:16

Dragash
- Qeveria e Kosovës, edhe më tej vazhdon t’i përkrahë maksimalisht mediet lokale serbe dhe ato të pakicave tjera që operojnë në Kosovë. Një përkrahje të tillë nuk e gëzojnë edhe shumë medie lokale, me program në gjuhën shqipe e që ato veprojnë në çdo komunë të Kosovës.qeveria_kosova
Ditë më parë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për t’iu ndarë më shumë se 80 mijë euro medieve multietnike lokale, të cilat veprojnë në Kosovë. Sipas këtij vendimi të Qeverisë, “Radio Gorazhdevci” ka fituar, hiq më pakë se 5720 euro, “Radio KIM” po ashtu ka fituar 5950 euro, “Televizioni Herc” ka fituar 6000 euro. Po ashtu, 4460 euro i ka fituar edhe “Produkcioni 038”, ndërkaq 4450 euro i ka fituar “Produkcioni Globus”. Ndërkaq, me 4000 mijë euro, në formë granti, Qeveria e ka shpërblyer edhe radion serbe “Bravo”. Nga ky fond kanë përfituar edhe mediet boshnjake, siç është “Boss Production” me 4480 euro, Agjencia turke e lajmeve “Kosova Haber” ka fituar hiq më pakë se 6000 mijë euro, po aq sa ka marrë edhe “Radio Prizreni”, i cili emiton program edhe në gjuhën turke, përpos programit në gjuhen shqipe. Me këtë vendim të Qeverisë, për shpërndarje të granteve, kanë fituar edhe dy medie të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian. Kështu, Radio “Romano Avazo” ka përfituar hiq më pak se 6000 mijë euro, ndërkaq shoqata “Qëndrimi” ka përfituar 5850 euro. Sipas vendimit të Qeverisë, mënyra e shfrytëzimit, afatet e pagesës së grantit, raportimi i shpenzimeve të grantit dhe monitorimi i shpenzimeve të grantit, rregullohen me marrëveshjen për shfrytëzimin e granteve që do të nënshkruhet nga komisioni për mendimin e medieve përfituese.
Nga ana tjetër, përfaqësues të shoqërisë civile thonë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të marr vendime, në bazë etnike. Behxhet Shala, nga Këshilli për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KLMDNJ), thotë se Qeveria e Kosovës ka bërë mirë që u ka ndarë mjete medieve serbe, por, sipas tij, një gjë të tillë është dashur ta bëjë edhe për mediet lokale me program në gjuhën shqipe, që veprojnë thuajse në çdo komunë të Kosovës. “Me këtë vendim, për ndarje të granteve, Qeveria e Kosovës ka diskriminuar mediet shqiptare, sepse ka bërë dallime etnike. Qeveria është dashur tu ndajë grante edhe medieve shqiptare lokale, të cilat nuk kanë burime nga marketingu”, ka vlerësuar Shala, duke thënë se ndarja e medieve në dy grupe, në ato shqiptare dhe ato të pakicave, përpos që është veprim diskriminues nga ana e Qeverisë, është edhe veprim i dëmshëm.
Mendim të njëjtë kanë shprehur edhe përfaqësues të organizatave të tjera civile që operojnë në Kosovë, e në veçanti ato që veprojnë në komunën e Dragashit. Ata thonë se ndarja e mjeteve, vetëm për mediet serbe, është diskriminim i pastër për mediet shqiptare. Sipas tyre, absurdi më i madh është fakti se Qeveria po i shpërblen disa medie serbe, të cilat janë të njohura për kundërshtimin e shtetësisë së Kosovës, siç është rasti i radios serbe “Radio KIM”, e cila në asnjë mënyrë nuk e njeh Kosovën si shtet dhe vazhdon të emetoj vetëm lajme që nxisin urrejtje ndërnacionale. “Ne jemi të dëshpruar edhe për faktin tjetër, që asnjëra nga radiot që veprojnë në Dragash nuk ka përfituar asnjë metelik nga ky grant. Në Dragash, përpos Radio Sharrit, i cila emeton program në gjuhën shqipe, kemi dy radio tjera minoritare, por që asnjëra nuk kanë përfituar nga ky grant. Fundja, Qeveria do të duhej të monitoronte programin e radiove, para se t’i ndaj mjete stimuluese. Kjo, sepse disa radio serbe, ende vazhdojnë me program që nuk i ndihmojnë proceseve demokratike në vend, duke lansuar vetëm lajme të këqija që ndërlidhen me bashkëjetesën e komuniteteve. Madje, disa radio as që e njohin Kosovën si shtet”, thotë Behar Brenolli, drejtues i OJQ-së “OOK” nga Krusheva e Gorës së Dragashit.

 

Share