• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Merkel solli porosi të qarta në Kosovë!
e Hënë, 19 Dhjetor 2011 19:38

Prishtinë
- Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dha mesazhe të qarta për Kosovën. Përpos falënderimit për pritjen e ngrohtë dhe ofrimit të mbështetjes së Gjermanisë për vendin tonë, ajo dha edhe një porosi mjaft serioze. Merkel kërkoi nga institucionet e Kosovës që të ndërtojnë një shtet ligjor dhe demokratik dhe të vazhdojnë me reformat. “Ka ende punë për tu bërë në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe në procesin e dialogut”, ka thënë kancelarja Merkel në konferencën për media, e shoqëruar nga kryeministri, Hashim Thaçi.angela_merkel
Merkel foli edhe për rëndësinë që ka zhvillimi i Kosovës drejt ndërtimit të një shteti demokratik. “Është shumë i rëndësishëm zhvillimi i Kosovës, në mënyrë që të bëhet shtet i fuqishëm, demokratik dhe një vend ku luftohet krimi dhe korrupsioni”, tha kancelarja gjermane. Sa i përket situatës në veri, Merkel tha se ka biseduar me krerët serbë, nga të cilët ka kërkuar implementimin e marrëveshjeve, por shtoi se ka punë edhe nga pala kosovare për t’u bërë. Kryeministri Thaçi, ndërkaq, falënderoi kancelaren për rolin e Gjermanisë karshi Kosovës. Ai tha se e ka siguruar kancelaren se Kosova do të vazhdojë të përmbushë kriteret evropiane. “Ne duam të jemi pjesë e BE-së. Një e treta e qytetarëve tanë jetojnë në Bashkimin Evropian. Vetëm në Gjermani kemi mbi 250 mijë prej tyre”, tha ai, duke prekur edhe raportet me shtetet fqinje. Sa i përket dialogut me Serbinë, Thaçi tha se kjo do të ketë vlerë, vetëm kur të fillojë implementimi i marrëveshjeve të arritura gjerë më tani. Kryeministri Thaçi u lut për shërimin sa më të shpejt të ushtarëve gjermanë të KFOR-it, të cilët janë plagosur nga ekstremistët serbë në veri të Mitrovicës. Ai tha se ka siguruar kancelaren gjermane se Kosova do t’i përmbush detyrimet e saj, duke qenë e vendosur që ta përmbyll kapitullin e konfliktit dhe të hap atë të zhvillimit. Kryeministri u shpreh se Kosova do të jetë e përkushtuar për dialogun, për të cilin tha se është i vetmi opsion për përmirësimin e marrëdhënieve ndërshtetërore me Serbinë. Mirëpo, sipas tij, dialogu vlen vetëm nëse zbatohen marrëveshjet nga Serbia. Ai tha se sundimi i ligji dhe lufta kundër korrupsionit mbeten prioritet i Qeverisë së Kosovës.
“E sigurova kancelaren se do të punojmë shumë në përfshirjen e qytetarëve që jetojnë në veri të Kosovës. Ata janë qytetarë të vendit tim dhe e kam për obligim t’iu shërbejmë. Në veri qeveria nuk është në konflikt me qytetarët, por me anarkinë”, u shpreh Thaçi.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas takimit me kryeministrin e vendit, Hashim Thaçi, në një konferencë të përbashkët për media theksoi qartë kërkesat e saj për rajonin, për rend dhe siguri, bashkëpunim ndërfqinjësor dhe tregti të lirë. Nga pala serbe, Merkel ka kërkuar qartë shuarjen e strukturave paralele. Tha se pala kosovare duhet të japë maksimumin nga vetja, në mënyrë që të ketë zgjidhje paqësore të situatës në veri dhe përmirësimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Duke u falënderuar për pritjen e përzemërt, Merkel tha se Gjermania është ndër shtetet e para që e ka njohur Kosovën dhe se pret që Kosova të bëhet një shtet demokratik dhe multientik.
Lidhur me situatën në veri, Merkel u shpreh se edhe në Serbi ka folur për këtë çështje me Tadiqin, prej të cilit ka kërkuar që të shuhen strukturat paralele. Kancelarja gjermane tha se dëshiron që me ushtarët e tyre dhe përfaqësuesit në misionet civile angazhohet që ky rajon të jetë i sigurt. Por, siç tha ajo, është dëshmuar që ky angazhim nuk është aq i lehtë. Ajo tha se në bisedat direkte, edhe me liderët serbë, ka shprehur nevojën për gjetje të mundësive për tregti të lirë, bashkëpunim në çështjet e kufijve si dhe shuarjen e strukturave paralele.
Angela Merkel arriti në aeroportin e Prishtinës rreth orës 11:40, ku u nderua nga garda ceremoniale e FSK-së. I pari që i dëshiroi mirëseardhje ishte homologu i saj kosovar, Hashim Thaçi. Mëpastaj, Merkel vizitoi trupat paqeruajtëse gjermane në Kosovë.
 
 
Share