• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Partia "Vatan" kërkon ndryshime në polici!

Dragash
- Pavarësisht që zyrtarët komunalë të Dragashit dhe Këshilli komunal për Siguri në Bashkësi vlerësojnë se gjendja e sigurisë në Dragash është për tu lakmuar, kohë pas kohe, prijësit e popullatës nga treva e Gorës e paraqesin gjendjen në këtë trevë si tejet alarmante. Në çdo mbledhim, që nga seancat e Kuvendit komunal e deri tek mbledhjet e rgora_dragashëndomta, ata ankohen se janë në hall me shtetasit e Shqipërisë, për të cilët thonë se nuk lënë gjë pa vjedhur.
Këshilli drejtues i Partisë Demokratike të boshnjakëve “Vatan”, në një takim që zhvilluan kohë më parë, kanë vlerësuar se gjendja e sigurisë në trevën e Gorës, e në veçanti në fshatrat e brezit kufitar me Shqipërinë, nuk është aspak e mirë. Në konkluzionet të cilat ky subjekt politik ua ka shpërndarë edhe mediave, në mes tjerash thuhet se banorët e Gorës, të cilët jetojnë në fshatrat kufitare me Republikën e Shqipërisë, edhe më tej përballen me plaçkitje të pronës, të cilën, sipas tyre, po e bëjnë shtetasit e Shqipërisë. “Kjo dukuri ka marrë përmasa shqetësuese. Në shënjestër janë fshatrat Krushevë, Zlipotok, Glloboçicë, Brod dhe disa të tjera, në të cilat nuk pushon vjedhja e bagëtisë, si dhe plaçkitja e shumë shtëpive”, thuhet në komunikatën e partisë së boshnjakëve të Gorës “Vatan”, duke nënvizuar ankesat e tyre, ku për këtë çështje thonë se disa herë kanë kërkuar vendosmëri nga organet e sigurisë, por që deri më tani nuk ka lëvizje pozitive. “Kryerësit e këtyre veprave kriminale, asnjëherë nuk janë zbuluar. Kjo gjendje po ndikon negativisht tek popullata e Gorës, e cila po detyrohet të shpërngulet”, thuhet më tej në komunikatën e Vatanit, përmes së cilës është kërkuar nga drejtori i Policisë së Kosovës që këtij problemi t’i qaset më seriozisht, duke shikuar mundësinë e riorganizimit të Policisë në Komunën e Dragashit, të kompletohet stacioni policor në Krushevë të Gorës, si dhe të bëhen ndërrime në kuadrin drejtues të drejtorisë së policisë në Dragash. “Mundësisht, kërkojmë të organizohet një takim i përbashkët me drejtorin e Policisë së Kosovës”, thuhet në kumtesën e Partisë Demokratike “Vatan”, pjesëtarë të së cilës janë boshnjakët e trevës së Gorës.
 
 
Share