• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Takim publik i kryetarit Jenuzi me qytetarët!

bora_dragashDragash
- Në takimin publik të së enjtes, të cilin e organizoi Komuna e Dragashit me qytetarët, u tha se viti 2011 ka njohur më së shumti investime kapitale, krahasuar me vitet e kaluara. Kryetari i Komunës, Salim Jenuzi, në fjalën hyrëse të këtij takimi, tha se gjatë këtij viti janë shpenzuar rreth dy milionë euro në 63 projekte kapitale, anembanë komunës. “Vitin që po e lëmë pas janë shpenzuar rreth dy milion euro, në 63 projekte kapitale, ku janë përfshirë të gjitha lokalitetet e komunës sonë. Që të gjitha investimet janë bërë në bazë të nevojave dhe prioriteteve që kanë pasur vendbanimet tona”, tha Jenuzi, duke paralajmëruar se në vitin e ardhshëm do të shpenzohen shumë më tepër para në rreth 40 projekte, të cilat janë cilësuar si më prioritare.
Pavarësisht këtyre të dhënave, qytetarët u ankuan për disa projekte, të cilat ishin premtuar por që nuk janë realizuar. Përfaqësuesi i fshatit Rrenc, Iljaz Kajbe, tha se shkolla e këtij fshati, ndonëse e ndërtuar që nga themeli, kulmi i saj nuk është bërë sipas standardeve dhe se ai po pikon, sidomos kur ka furtuna me shi dhe borë. Njëherësh, ai u ankua edhe për faktin se Komuna nuk u ka ndërtuar kanalizimet, e që fshatarët me vetëkontribut e kanë bërë një gjë të tillë. Kryetari, Jenuzi, i ka përgëzuar rrencjanët per këtë aksion, ndërkohë që për shkollën ka vlerësuar se është më se komode për këtë fshat, por që në mungesë fondesh, ajo, mbase edhe ka defekte, të cilat do të mënjanohen në të ardhmen.
Në këtë debat pati interesim edhe për ndërtimin e shkollës së re në Bellobrad, projekt ky i premtuar qysh moti nga Ministria e Arsimit dhe Drejtoria komunale e Arsimit, por që nuk është bërë gjë në këtë drejtim. Jenuzi tha se viti që po vjen do të jetë ai kur do të filloj ndërtimi i kësaj shkolle, por që nuk ishte i sigurt nëse do të përfundonte brenda vitit ky projekt. “Me rëndësi është se në Bellobrad do të ndërtohet një shkollë moderne dhe me standarde të kohës. Por, nuk jam i sigurt nëse do të përfundoj ndërtimi i kësaj godine vitin e ardhshëm”, tha Jenuzi.
Debati më i nxehtë u bë, kur Visar Lekaj nga fshati Plavë u ankua për, siç tha ai, mosrespektimi i kritereve në pranimin e arsimtarëve nëpër shkolla. Ai konkludoi se edhe në këtë lëmi po mbizotëron kriteri partiak, mbi atë profesional. Por, kryetari Jenuzi iu përgjigj se asgjë nga këto nuk janë të vërteta, sepse, siç tha, asnjë gjë nuk ndikon përkatësia politike, kur janë në pyetje punëtorët e arsimit. “Mos harroni se arsimtarët janë në shërbim të nxënësve dhe jo anasjelltas. Fakt është se nxënësit po vijnë duke rënë në numër, e që detyrimisht qon tek zvogëlimi i numrit të arsimtarëve”, tha Jenuzi.
Një debat paksa më i nxehtë u zhvilluar, kur përfaqësuesi i “Vetëvendosjes”, Admir Flugaj, kritikoi organet komunale për tolerancën që po u bën strukturave paralele gorane, të cilat ende veprojnë me dirigjim nga Serbia. “Rasti më provokues ishte në seancën e fundit të KK-së, kur delegatja e një partie nga Gora, Zinaida Elmazi, kërkoi që të largohej nga salla flamuri kombëtar, për ta vendosur flamurin shtetëror. Ne jemi ndier të fyer me këtë guxim dhe veprim të kësaj këshilltareje, kur dihet mirë se sa shumë sakrificë kemi bërë për këtë flamur”, tha Flugaj.
Në këto reagime, kryetari i komunës, Salim Jenuzi, tha se i gjithë ky fjalim ishte vetëm si promovim i Vetëvendosjes dhe asgjë më shumë. “Askush nuk ju ndalon të organizoni një konferencë për t’i shprehur pakënaqësitë tuaja. Por, në këtë takim nuk ju lejoj të fyeni këshilltarët komunalë. Fundja, ky takim ka tjetër karakter dhe jo debate politike”, i tha Jenuzi përfaqësuesit të Vetëvendosjes në Dragash, Admir Flugajt.
Me këtë debat, të cilin kryetari e quajti edhe vërejtje për këta të fundit, u përmbyll Takimi i fundit me qytetarë për këtë vit, i organizuar nga kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi.
 
 
Share