• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në Prizren u mbajt mesha e Krishtlindjeve!

Prizren
- Në meshën e ditës së Krishtlindjeve, të mbajtur të dielën në katedralen e Zonjës Ndihmëtare në Prizren, Ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji, ka uruar njerëzimin që të merr frymën e fjalës së Zotit dhe nëpërmjet saj të gëzoj dhuratat që ai i ka dërguar përmes lindjes së Krishtit.Prizreni_1 Sipas tij, thelbi i këtyre dhuratave bazohet në jetesën në paqe e dashuri, në mirëkuptim me njëri tjetrin. "Me gjithë afshin e zemrës, dëshiroj që i tërë njerëzimi sot të merr frymën e kësaj fjale dhe dhuratat që na janë dhënë nëpërmjet Jezu Krishtit. Dhurata e parë që na dhurohet nëpërmjet Jezu Krishtit është që të jetojmë në paqe dhe në dashuri, në pajtim dhe në mirëkuptim me njëri tjetrin, sepse kjo është paqja e përkryer që na e ka dhurua Zoti", ka thënë ipeshkvi Gjergji teksa ka drejtuar ceremoninë fetare të Krishtlindjeve para besimtarëve të shumtë katolikë. Ai ka përkujtuar se nuk duhet jetuar paqen, vetëm në kuptimin njerëzor, por edhe në kuptimin e krishterë, që nënkupton angazhimin për lirinë shpirtërore. "Kuptimi i krishterë i fjalës paqe është sakrifica e të drejtave për të mbrojtur të vërtetën dhe për të jetuar në lirinë e shpirtit", ka deklaruar Gjergji, duke sqaruar më tej se paqja politike e tokësore është e nevojshme, porse jo edhe e mjaftueshme, ngase ajo duhet të dominoj në zemrat dhe mendjet e njerëzve. "Zoti dëshiron që njeriu të jetoj i pajtuar me ndërgjegjen e vet... Zoti dëshiron që nëpërmjet Jezu Krishtit të jetojmë në paqe me ndërgjegjen tonë dhe me vetveten", ka porositur kreu i Kishës Katolike të Kosovës.
Në të njëjtën kohë, ai ka përkujtuar se paqja e personit, të cilën e sjell Krishti, nuk mund të merret, të vidhet, të korruptohet e as të shpërbëhet, sepse paqja e brendshme e njeriut është fuqia më e madhe që ai posedon. "Dëshiroj t'ju them gjithë atyre që sot në mënyrë hileqare dëshirojnë të ndryshojnë historinë tonë, se ata mund të ndryshojnë çfarë të donë në libra, po nuk mund të ndryshojnë natyrën e Kishës, nuk mund ta ndryshojnë dëshminë tonë dhe nuk mund kurrë ta ndryshojnë vuajtjen dhe përpjekjet e Kishës për ta mbrojtur të vërtetën e kombit dhe pasurinë që ajo në vetvete e ka bartur, duke bërë histori dhe duke qenë pjesë e kësaj historie", është shprehur ipeshkvi Gjergji, duke shtuar se ky institucion fetar do të vazhdoj të jetë protagonist i dashurisë mes njerëzve dhe shembullit të përvojës së mirë për bashkëpunim.
 
 
Share