• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Bora ua zgjat pushimin nxënësve!

Dragash
- Në komunën e Dragashit është shtyrë për kohë të pacaktuar gjysmëvjetori i dytë në shkollat fillore dhe atë të mesmen “Ruzhdi Berisha”, njoftoi drejtoria e Arsimit. Mësimi është shtyrë për shkak të borës, trashësia e së cilës ka arritur deri në dy metra.dragash_bora
Tafil Krasniqi, drejtor i Drejtorisë komunale për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime publike, bëri të ditur se disa nga fshatrat e trevës së Gorës janë bllokuar nga bora, ndërkohë që është intervenuar me emergjencë në ato fshatra ku ka persona me dializë, në mënyrë që të bëhet i mundur transportimi i tyre në spitalin rajonal të Prizrenit. Policia u ka bërë thirrje përdoruesve të automjeteve që mos të qarkullojnë pa ndonjë domosdoshmëri, ndërkohë që kur të dalin në rrugë të kenë domosdoshmërisht pajisje dimërore, në mënyrë që të evitohen sa më shumë aksidentet. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se për shkak të të reshurave të borës, në disa rrugë të Dragashit me vështirësi zhvillohet trafiku. “Disa lokacione, për shkak të të reshurave atmosferike të borës janë pak të vështirësuara për qarkullim. Rruga nga Dragashi për në Restelicë është e kalueshme, por ka vështirësi në qarkullim, sikurse edhe rruga drejtë Brodit”, ka thënë Kelani.
Moti i lig i ka detyruar pushtetarët lokalë të kësaj komune që ta zgjasin pushimin dimëror për nxënësit, me një vendim të kryetarit të Komunës, Salim Jenuzi. “Pushimi dimëror për nxënësit e shkollave nëntëvjeçare dhe i gjimnazistëve, zgjatet për një kohë të pacaktuar. Kjo, si pasojë e motit të lig, i cili ka shkaktuar gjendje të vështirë në të gjitha rrugët e komunës së Dragashit”, thuhet në njoftimin e zyrtarëve komunalë.
 
 
Share