• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
LDD dhe AKR ndihen të fuqishme
e Enjte, 22 Tetor 2009 09:46

Me forca të përbashkëta, Lidhje Demokratike e Dardanisë (LDD) dhe Aleanca Kosova e Re (AKR), shpresojnë se do ta fitojnë postin e kreut komunal të Dragashit.
Sipas Qamil Kollonit, nënkryetar i degës së LDD-së, ky subjekt politik, në zgjedhjet e nëntorit do të garojë si subjekt i veçantë, për listën e kandidatëve të Kuvendit Komunal, ndërkaq për kryetar të komunës do të hyjnë në garë së bashku me AKR-në.Dy subjektet politike, të cilat do të garojnë në koalicion për kryetar komune, para se të nisin zyrtarisht fushatën zgjedhore, janë duke i bërë përgatitjet e fundit, në mënyrë që fushatën ta fillojnë, siç thonë ata, sa më mbarë. Sipas tyre, në takimin e fundit të Kryesisë së zgjeruar të LDD-së, pasi janë dizajnuar të gjitha detajet e dinamikës së kësaj fushate, është vlerësuar se në këtë garë të fortë zgjedhore, duhet të hyhet në mënyrë sa më të përgatitur, që të arrihen objektivat e parashtruara. E kjo do të thotë që të kenë më shumë ulëse në KK, e pse jo edhe ta fitojnë postin e kryetarit të komunës, për të cilin do të mbështetet kandidati i AKR-së, Fitim Tefiku. “Jemi përgatitur si kurrë më parë, andaj shpresojmë që qytetarët do t’i bindim se vetëm ne, si subjekt serioz politik, mund t’u  sjellim ndryshime pozitive”, thotë Qamil Kolloni.Për të qenë edhe më të sigurt në fitore, sipas LDD-së, për kandidatin për kryetar komune do hyhet bashkërisht me AKR-në, duke e mbështetur kandidatin e tyre, ngase vetëm në këtë mënyrë shpresohet se kësaj radhe do të arrihet deri tek posti numër një i komunës. Në këto takime, është sqaruar se për kandidatët për këshilltarë të KK-së, këto dy subjekte do të garojnë si subjekte të veçanta, ngase, lista e LDD-së, me emra të dëshmuar, do të jetë garancë për një të ardhme më të mirë të kësaj komune.Edhe në kryesinë e zgjeruar të AKR-së është vërejtur një optimizëm i shtuar, ngase, siç është vlerësuar nga kjo parti, ky subjekt politik, i udhëhequr nga një personalitet i pakontestueshëm, siç është Pacolli, si dhe lista e kandidatëve si emra të njohur profesionalë, për këshilltarë të KK-së dhe e atij për kryetar komune, i mbështetur edhe nga LDD-ja, janë shpresë e madhe se në këto zgjedhje do të arrihet shumë më shumë, shpreh bindjen bartësi i Listës për këshilltarë komunalë nga AKR-ja, Mujdin Jusufi.
Share