• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Vetëvendosje, e vendosur për aksion!
e Premte, 13 Janar 2012 20:31

Prishtinë
- Reciprociteti është vlerë e Bashkimit Evropian. Shtetet e BE-së e njohin njëra-tjetrën dhe janë në marrëdhënie reciproke.serbia_stop Kështu thanë sot në një konferencë për media liderët e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Rexhep Selimi, një ditë para aksionit për bllokimin e dy pikëkalimeve kufitare me Serbinë. Ata thanë se nuk ka asnjë shembull tjetër në botë, ku dy shtete që nuk kanë marrëveshje të paqes dhe nuk e njohin njëra-tjetrën të kenë marrëveshje të tregtisë së lirë. “Qeveria e Kosovës është rebeluar. Ajo është rebeluar kundër vendimit demokratik të Kuvendit të Republikës së Kosovës për reciprocitet të plotë politik, ekonomik e tregtar me Serbinë. Qeveria nuk po e respekton rendin institucional. Ajo po promovon anarki, sepse në mënyrë arbitrare po vendos se cilin vendim a ligj të institucioneve ta zbatojë e cilin jo. Protesta e 14 janarit nuk është kundër serbëve në përgjithësi, e serbëve në Kosovë në veçanti, por kundër Serbisë dhe në përputhje me vendimin e Kuvendit për reciprocitet të plotë”, u tha në këtë konferencë, duke thënë se për rendin dhe qetësinë, Lëvizja Vetëvendosje do të angazhojë 200 kujdestarë në Merdarë dhe 200 të tjerë në Dheun e Bardhë. “Kujdestarët e Lëvizjes Vetëvendosje janë garancia jonë, që protesta të jetë paqësore dhe tërësisht e padhunshme. Policia e Kosovës nuk është kundërshtari ynë. Serbia është kundërshtari ynë. Asnjë protestues nuk do ta provokojë policinë. Besojmë dhe shpresojmë që as policia nuk do t’i provokojë protestuesit”, tha lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke përmendur një numër të madh organizatash e shoqatash, si pjesëmarrës në këtë aksion.
 
 
Share