• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
E shtuna kaloi keq, protesta edhe të hënën!
e Diel, 15 Janar 2012 21:32

Prishtinë
- Pas aksionit të së shtunës, me synim bllokimin e pikave kufitare në Merdarë dhe tek Dheu i Bardhë, aktivistët e Vetëvendosjes thanë se nuk do të zmbrapsen nga qëllimi i tyre për të shtyrë përpara zbatimin e masave të reciprocitetit ekonomik, politik dhe tregtar ndaj Serbisë.protesta_vetevendosje
Njëri nga përfaqësuesit e Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, tha se aksioni i ardhshëm do të zhvillohet më 22 janar. “Sipas qëllimit që kemi pasur edhe në aksionin e parë, në mbrojtje të vendimit të Kuvendit të Kosovës, më 22 janar do të kemi aksionin tjetër në Merdarë dhe tek Dheu i Bardhë. Nëse Qeveria e Kosovës nis zbatimin e reciprocitetit të plotë me Serbinë, gjatë kësaj jave, ne nuk do ta mbajmë këtë protestë dhe se nuk ka arsye që Vetëvendosja të qëndrojë në këto dy pikat kufitare”, tha Ahmeti. Njoftimi i Vetëvendosjes pason bllokimin e aksionit të së shtunës në pikën kufitare te Dheu i Bardhë dhe diku pesë kilometra në afërsi të pikës kufitare në Merdarë, ku qindra protestues ishin mbledhur në këto dy lokacione për të kundërshtuar, siç thanë, mos-zbatimin e masave të reciprocitetit ndaj shtetit serb. Për të shpërndarë protestat, Policia e Kosovës përdori forcën fizike, gazin lotsjellës dhe topat e ujit. Por, përplasjet ndërmjet policisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje vazhduan edhe të dielën, në formën deklarative.
Derisa Policia e Kosovës pretendoi të ketë shpërndarë protestat duke përdorur forcën proporcionale, anëtarët e Vetëvendosjes thanë se është përdorur dhunë e tepruar ndaj protestuesve. Shpend Ahmeti tha se dhuna ka qenë e tepruar dhe se ndërhyrja ishte brutale. “Mendoj se ajo ka qenë gjithçka, pos një intervenimi të duhur dhe në nivel. Pra, mendojmë se është përdorur dhunë tej mase dhe se është përdorur një brutalitet që përkon me një shtet policor”, vlerësoi Ahmeti.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, hodhi poshtë këto akuza, duke këmbëngulur se në asnjë mënyrë Policia nuk ka ushtruar dhunë të tepruar dhe asnjë personi nuk i ka shkaktuar dhunë të tepruar. “Policia e Kosovës ka përdorur forcë proporcionale të arsyeshme dhe të domosdoshme për të vënë nën kontroll situatën”, u shpreh Kelani, duke bërë me dije se, nga më shumë se 140 personat e arrestuar të shtunën, 15 vazhdojnë të mbetën në ndalesë. Kelani njoftoi se në dy pikë-kalimet kufitare me Serbinë, ku u zhvillua protesta e Lëvizjes Vetëvendosje, gjendja është normalizuar dhe se rrugët janë të lira për qarkullim.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, më 7 dhjetor të vitit të kaluar patën miratuar mocionin e paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje për ndërmarrjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë. Por, sipas drejtuesve të kësaj lëvizje, qeveria nuk po e zbaton këtë mocion. Ndërkohë zyrtarët qeveritarë thonë se këto masa ishin duke u zbatuar edhe para mocionit të kuvendit.
 
Paralajmërohet protestë në Prishtinë!
 
Rreth 30 organizata të shoqërisë civile në Kosovë, kanë njoftuar se e dënojnë ashpër, siç thuhet, dhunën brutale të urdhëruar nga Qeveria e Kosovës dhe të ushtruar nga Policia, në protestën e djeshme që organizoi Lëvizja Vetëvendosje. “Protesta e djeshme është manifestim i vullnetit të qytetarëve dhe instrument tërësisht demokratik. Për të kundërshtuar brutalitetin e dhunës qeveritare ndaj qytetarëve të Kosovës, shoqëria civile bën thirrje për protestë qytetare kundër dhunës. Protesta do të mbahet të hënën, më 16 janar 2012, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, me fillim në orën 12.00”, thuhet në njoftimin e këtyre organizatave, në mesin e të cilave janë: Instituti KIPRED, Lëvizja FOL, Iniciativa për Progres, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë, Qendra për Politika dhe Avokim , Ec Ma Ndryshe, Organizata për Demokraci, Dinjitet dhe Anti-Korrupsion, Rrjeti i Grupeve të Grave, etj.
 
 
Share