• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Arrestohen 17 protestues bellanicas!

Bellanicë
- Policia e Kosovës ka ndërhyrë të martën për t’i shpërndarë protestuesit e fshatit Bellanicë të Malishevës, të cilët kishin dalë në vendin e quajtur “Dubrava” për të protestuar kundër zhvillimit të punimeve të Konzorciumit “Bechtel & Enca” në ngritjen e një gurthyesi për nevojat e saj. Me këtë rast policia ka prangosur 17 persona, ndërkaq, sipas informatave të Këshillit të Protestuesve, janë arrestuar 19 veta.policia_bellanice
Aksioni për shpërndarjen e protestuesve ka nisur që në orët e mëngjesit, kur këta të fundit kishin dalë për të mos lejuar zhvillimin e punimeve në ngritjen e gurthyesit, por që ishin paralajmëruar nga policia se nuk do të lejohej një veprim i tillë. Ndër të parët që është arrestuar, mësohet të ketë qenë udhëheqësi i Këshillit për Mbrojtjen e Pronave të fshatit Bellanicë, Hazir Hoxha. Njëkohësisht ai ka qenë edhe i pari nga të arrestuarit që është liruar. Pak kohë pasi është liruar nga mbajtja në Stacionin Policor të Malishevës, Hoxha ka thënë se është mbajtur rreth 6 orë në polici. “Ndërhyrja e policisë dhe arrestimi kanë qenë të vrazhda ndërkaq gjatë mbajtjes në Stacionin Policor policia është sjellë në mënyrë korrekte ndaj meje”, ka thënë Hoxha, duke theksuar se informacionet që posedon ai, bëjnë me dije se janë arrestuar 19 persona, ndërkaq njëri nga protestuesit, sipas tij, është lënduar gjatë arrestimit dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Në anën tjetër, komandanti i Stacionit Policor të Malishevës, Bekim Begaj, ka theksuar se lëndimi i personit që ka kërkuar ndihmë mjekësore, nuk ndërlidhet me arrestimin por me probleme të tij të mëhershme shëndetësore. Begaj ka njoftuar se gjatë ditës janë arrestuar 17 protestues nga fshati Bellanicë. Këtë shifër ka dhënë edhe zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha. Në komunikatën për shtyp, Berisha ka njoftuar se rreth orës 11:00, në mes të fshatrave Bellanicë dhe Senik të Malishevës, policia ka arrestuar  katërmbëdhjetë persona, të cilët nuk kanë zbatuar urdhrat e policisë dhe kanë penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrës. “Të arrestuarit janë dërguar në ambientet e Stacionit policor në Malishevë. Më vonë, grupit prej katërmbëdhjetë të arrestuarve i janë shtuar edhe tre të tjerë. Gjithsejtë janë shtatëmbëdhjetë të arrestuar”, ka thënë Berisha.
 
 
Share