• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Digjet autobusi i linjës Tiranë-Prishtinë!
e Premte, 20 Janar 2012 21:15

Kukës
- Një autobus i linjës Prishtinë-Tiranë është përfshirë nga flakët, teksa po qarkullonte në rrugën e kombit, në Shqipëri, saktësisht në afërsi të tunelit të Kalimashit.digjet_autobusi Për pasojë është djegur tërësisht autobusi dhe një pjesë e valixheve që udhëtarët nuk arritën t’i nxjerrin nga bagazhet. Ngjarja, pa viktima në njerëz, ka ndodhur rreth orës 19:00, mbrëmjen e së premtes, si pasojë e frenimit të shpeshtë që kishte bërë drejtuesi i autobusit, ku edhe nga nxehja e sistemit frenues kishte ardhur deri tek flaka.
Në vendngjarje kishin arritur zjarrfikësit e tunelit të Kalimashit dhe shërbimet zjarrfikëse të Kukësit, por që autobusi ishte bërë shkrumb nga flakët. Gjithashtu, nga terreni mësohet se autostrada ishte bllokuar për rreth një orë, derisa janë larguar mbetjet e autobusit. Rreth orës 19:30 të gjithë udhëtarët janë nisur drejt Prishtinës, me një autobus tjetër që kishte siguruar firma përkatëse për transportin e udhëtarëve.
 
 
Share