• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Alpi triumfoi në “Arxhena – 2012”
e Hënë, 23 Janar 2012 16:03

Dragash
- Dorina Mema dhe Erduan Sefaj janë fitues të garës së sllallomit të madh që u mbajt të dielën në Qendrën Rekreativo-turistike “Arxhena”, në fshatin Brod të Dragashit. Garat në këtë qendër turistike, e pajisur edhe me stazën madhështore të skijimit, në shpatet e maleve të Sharrit, u zhvilluan në të gjitha kategoritë, ku ekipi më i suksesshëm rezultoi “KS Alpi” nga Peja, me dhjetë vende të para. Anëtarja e këtij ekipi ka dalë e para në kategorinë e sendoreve, me kohën prej 53.83 sekonda, ndërsa kolegu i saj, Sefaj, shtegun në atë të seniorëve e ka kaluar për 47.31 sekonda.kupa_arxhena
Megjithatë, klubi nikoqir “Arxhena” nuk mbeti duarthatë, Emin Caku ishte ai që zuri vendin më të mirë, në grupin e juniorëve të rinj. E gjithë gara, ndonëse me pak vështirësi, për shkak të borës së madhe, e cila e kishte vështirësuar qarkullimin drejt kësaj qendre, kaloi pa asnjë incident dhe në rrjedhën normale. Në këtë garë morën pjesë 120 garues nga klubet skitare, anembanë Kosovës. Fituesit nëpër kategori janë: Yllka Arba Pupovci - 43.08 sekonda; fatosat: Bashkim Gashi (Alpi) 52.67; yllkat 2: Blerta Mekaj (Alpi) 41.44; fatosat 2: Liri Kelmendi (Alpi) 38.71; pionieret e reja: Albiana Qorraj (Alpi) 51.45; pionierët e rinj: Arbi Pupovci (Alpi) 35.67; pionieret e vjetra: Dea Aligjiku (Alpi) 35.97; pionierët e vjetër: Eron Burri (Alpi) 31.69; junioret e reja: Rita Idrizi (Trepça) 56.81; juniorët e rinj: Emin Caku (Arxhena) 49.37; junioret e vjetra: Gemza Aligjiku (Alpi) 1.08.40 minuta; juniorët e vjetër: Agon Aligjiku (Alpi) 58.22; senioret: Dorina Mema (Alpi) 53.85; seniorët: Erduan Sefaj (Peja) 47.31.
 
 
Share