• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Protestuesit luftuan me thika për një ulëse!
e Hënë, 23 Janar 2012 22:27

Prizren
- Drejtuesit e Qendrës së Lëvizjes "Vetëvendosje" në Prizren, kanë konfirmuar incidentin e ndodhur në njërin prej autobusëve që po bartte protestues nga Prizreni dhe Dragashi, të cilët po ktheheshin nga protesta tek pikëkalimi “Dheu i Bardhë”.vetevendosje_kufiri Sipas kësaj lëvizjeje, bëhet fjalë për një rast të izoluar, që ka ndodhur mes dy personave, e që janë zënë për arsye të kota. Kryetari i kësaj qendre, Arbër Rexhaj, e ka pohuar përdorimin e thikës në këtë rast, por jo edhe therjen e një personi, siç kishte raportuar Policia. “Njëri prej këtyre personave është gërvishtur në krahun e majtë dhe, pas intervenimit 15 minutash, është lëshuar nga Spitali rajonal i Gjilanit", ka thënë Rexhaj, duke e cilësuar si banalitet arsyen e zënkës. "Zënka ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjes rreth ulëses në autobus", ka sqaruar Rexhaj, duke njoftuar se, që të dy protagonistët e incidentit, nuk janë aktivistë të Lëvizjes "Vetëvendosje".
Policia kishte bërë të ditur, përmes një komunikate, se të dielën mbrëma, në rrugën magjistrale Gjilan-Ferizaj, në fshatin Radivojcë të Vitisë, në autobusin me të cilin udhëtonin protestuesit e “Vetëvendosjes” që ishin duke u kthyer për Prizren dhe Dragash, ka ndodhur një incident, ku për pasojë një person është therë me thikë. Sipas policisë, viktima ishte dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Gjilanit.
Policia ka arrestuar 4 persona, që ishin pjesëmarrës në protestën e djeshme, të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Sipas policisë, tre persona janë arrestuar për rastin e lëndimit me thikë që ka ndodhur mbrëmë vonë në autobusin që po bartte protestues të Vetëvendosjes drejtë Prizrenit dhe Dragashit. “Njësiti policor nga Vitia ka ndaluar autobusin dhe gjatë kontrollit në të ka gjetur dy thika me njolla gjaku, të cilat dyshohet të jenë përdorur në këtë rast, si dhe ka ndaluar tre persona, në cilësi të të dyshuarve. Në konsultim me prokurorin është hapur rasti për lëndim të lehtë trupor dhe, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e policisë, për të shtuar se personi i katërt është arrestuar në pikëkalimin kufitar “Dheu i Bardhë”, me dyshim se ka kryer veprën penale “Dëmtim i pronës së luajtshme”, saktësisht, i njëjti ka dëmtuar një veturë që ishte në qarkullim.
 
 
Share