• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Digjet makina e kryebashkiakut të Vlorës!
e Martë, 24 Janar 2012 10:49

Vlorë
- Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e së martës qytetin e Vlorës, ku i është vënë flaka makinës së kryetarit të baskisë së këtij qyteti, Shpëtim Gjika.makina_djegur
Sipas raportimeve të policisë lokale, makina personale e kryebashkiakut të Vlorës ishte parkuar pranë banesës së tij dhe se flaka i është vënë në orët e para të mëngjesit. Policia nuk ka dhënë detaje se cilat janë motivet dhe autorët e këtij akti kriminal, duke thënë se rastin po e hetojnë agjentët e anti-krimit, të cilët po marrin persona të ndryshëm në pyetje.
Gjithashtu, në vendin e ngjarjes janë kryer ekspertizat shkencore, në tentativë për të gjetur ndonjë gjurmë të autorit ose autorëve të djegies së veturës. Shpëtim Gjika drejton bashkinë e qytetit bregdetar prej dy mandatesh, si anëtar i Partisë Socialiste. Në zgjedhjet e fundit lokale ai fitoi bindshëm ndaj rivalit demokrat, Ardian Kollozi.
Burimet tona nga Vlora supozojnë se ky rast mund të ketë lidhshmëri me kundërshtimet e Gjikës rreth lëvizjeve që ka bërë partia e tij në këtë qytet, ku Asambleja Kombëtare e PS-së, e mbledhur të dielën, ka marrë një vendim që për shumëkënd ishte një befasi, për faktin se në listën e të deleguarve të kryesisë për programin, janë përfshirë edhe ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Fatos Nano dhe Rexhep Meidani. Ndërrkaq, Valentina Leskaj është deleguar në Vlorë, e që ka reaguar kryebashkiaku, Shpëtim Gjika, duke thënë se krerët e PS-së po i trajtojnë degët nëpër qytete si figura shahu. “Po na trajtoni si ushtarë. Keni caktuar në Vlorë, të paktën 5 persona, që nuk janë fare nga Vlora. Po abuzoni me bazën e partisë. Ju nuk mund të promovoni figurat tuaja, duke përdorur bazën e Vlorës”, ka reaguar Shëptim Gjika përpara anëtarëve të Asamblesë Kombëtare.
 
 
Share