• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Komuna e Dragashit bllokohet nga bora!
e Enjte, 26 Janar 2012 18:51

bora_dragashDragash, 26 janar 2012 - Trashësia e borës në disa zona malore të komunës së Dragashit, ka mbërritur deri në dy metra, ndërsa në zonat më të ulëta ka mbërritur trashësinë një metër. Reshjet e pandërprera të borës, të cilat kanë vazhduar me të njëjtin intensitet edhe të enjten, e kanë paralizuar trafikun rrugor. Banorët e kësaj ane janë shprehur të revoltuar me kompaninë kontraktuese, e cila këtë vit është përzgjedhur për t’i mirëmbajtur rrugët rajonale, e që dallimi nga puna që bënte kompania paraprake është vërejtur që në reshjet e para të borës. Kompania aktuale i ka vënë në dyshim banorët e kësaj ane, për faktin se ka arritur ta kontraktoj mirëmbajtjen e rrugëve rajonale për këtë vit, pavarësisht se kompania paraprake ka treguar rezultate të kënaqshme, ku nuk mbahej mend të jenë bllokuar ndonjëherë rrugët. Banorët thonë se dyshimi bie në mundësinë e korrupsionit, apo të ndonjë lidhje familjare të krerëve të kësaj kompanie me Drejtorinë rajonale të rrugëve në Prizren. Bllokimin e magjistrales Zhur – Dragash e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Sabrije Kamberi. Edhe zëdhënësi tjetër i Policisë, Baki Kelani, tha se në komunën e Dragashit bora ka arritur deri në 2 metra dhe se Policia rajonale e Prizrenit ka raportuar se popullsia e trevës së Gorës dhe rajonit të Opojës janë të bllokuar.
Ndërkohë, burimet tona nga Stacioni policor në Dragash, kanë mësuar se këtë vit është ndërprerë mundësia e mbikëqyrjes së punës së kompanisë. “Deri vjet, ishim ne që ua nënshkruanim çdo ditë formularët borëpastruesve. Në këtë mënyrë, kompania detyrohej të pastronte rrugën përkatëse dhe nga ne të merrte nënshkrimin për punën e kryer. Asnjë herë nuk ua kemi nënshkruar raportet, pa u vërtetuar në terren se puna është kryer si duhet. Këtë vit, kompania është krejtësisht e lirë dhe nuk është e obliguar të raportoj në polici”, ka thënë ky burim. Drejtori i Institutit Hidrometeorologjik, Sylë Tahirsylaj, parasheh ndërprerje të reshjeve gjatë mbrëmjes. Ai ka thënë se nga e premtja temperaturat do të arrijnë deri në minus 20 gradë, që është normale për dimrat në Kosovë. Tahirsylaj ka potencuar se ky dimër është i njëjtë, si ai në vitin 1956 dhe 1984.


Share