• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Sekuestrohen armë – shpëtohet një jetë!

Prizren
- Në orët e pasdites, të datës 27 janar, një patrullë policore nga Suhareka ka ndaluar një autobus që qarkullonte nga Suhareka në drejtim të Prizrenit, sepse kishte informacionin se në të ndodhej një person i armatosur.policia_aksioni Pas bastisjes, tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me shtatë fishekë brenda saj. Arma, me shkresat e lëndës, i ka kaluar prokurorisë për procedura të mëtejme ndërsa i dyshuari është lënë i lirë, me urdhër të prokurorit.
Ndërkaq, mbrëmë, rreth orës 22:30, policë patrullues nga Malisheva, teksa po patrullonin në afërsi të fshatit Senik, aty ku është e vendosur makineria e kompanisë “Bechtel-Enka”, kanë vërejtur një person duke vjedhur derivate të naftës nga makineritë e kësaj kompanie. I dyshuari është arrestuar dhe, gjatë bastisjes, në brezin e tij policia ka gjetur dy pistoleta. Personi është arrestuar dhe po mbahet në polici, ndërsa provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë. Po ashtu, një patrullë nga Stacioni policor i Prizrenit, rreth orës 16:50 min, dje në rrugën “Jusuf Gërvalla” ka ndaluar një veturë, në të cilën ndodheshin tre gjahtarë. Pas kontrollimit të dokumentacionit dhe lejes së armëve, ka rezultuar se lejet kanë qenë me afat të skaduar, prandaj ato janë sekuestruar dhe për ketë është njoftuar prokurori.
Një patrullë tjetër policore nga Prizreni, gjatë patrullimit nëpër rrugën “Xhevat Berisha”, rreth orës 21:00, kishte vërejtur një veturë, në të cilën ndodheshin dy persona që kishin të kaluar kriminale. Gjatë bastisjes, policia ka gjetur një pushkë automatike me 25 fishekë dhe një thikë me gjatësi rreth 30 cm. Gjatë bastisjes së automjetit, njëri nga të dyshuarit, i njohur për policinë, është arratisur nga vendi i ngjarjes ndërsa personi tjetër është arrestuar dhe po mbahet në polici. Hetues policorë janë vënë në kërkim të të arratisurit, ndërkaq provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme.
Zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren, Hazir Berisha, ka njoftuar edhe për një rast interesant që ka ndodhur në njërën nga qendrat e mëdha tregtare të Prizrenit. Ai ka bërë të ditur se një polic, i cili ishte jashtë detyrës, teksa ndodhej për punë të veta në një qendër tregtare, kishte dëgjuar një thirrje për ndihmë. Sapo kishte kuptuar se një qytetar, i pakënaqur me shërbimin, pasi nuk po ia ndërronin një televizor që kishte blerë, kishte ndërmarrë një hap ekstrem. E kishte lyer vetën me benzinë dhe donte të vetëndizej. Polici ka arritur me shpejtësi që ta vërë situatën nën kontroll, duke ia larguar këtij personi shkrepësen nga dora. Pas arrestimit, personi në fjalë është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor.
 
 
Share