• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Reichel e quan “lojë” kundërshtimin e VV-së!
e Hënë, 06 Shkurt 2012 15:29

ernest_reichelPrishtinë, 6 shkurt
- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Ernst Reichel, në një deklaratë për shtyp, aksionin e fundit të lëvizjes “Vetëvendosje”, e cila përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale, pa mbishkrimin “Republikë”, e ka quajtur si lojë fëmijësh. Ai ka përmendur disa shembuj të shteteve evropiane, të cilat nuk e përfillin fare statusin politik, por vetëm emrin e shtetit, e që asnjë domethënie nuk është nxjerrë nga ky veprim. “Fushata më e re e Vetëvendosjes, mbi emërtimin ‘Republika e Kosovës’, e cila thotë se përdorimi i çfarëdo emërtimi tjetër do të ishte në kundërshtim me kushtetutën dhe njëherësh edhe tradhti e lartë, nuk është gjë tjetër veç se një kopsht politik i fëmijëve. Në BE, OSBE, OKB dhe në instancat tjera ndërkombëtare, delegacioni gjerman zakonisht është i ulur prapa shenjës ‘Gjermania’ dhe jo ‘Republika Federale e Gjermanisë’. Njëjtë veprohet edhe për Republikën e Francës apo Mbretërinë e Holandës, ose pothuajse për të gjitha shtetet. Nuk ka arsye, pse në rastin e Kosovës duhet të jetë ndryshe”, ka thënë ambasadori gjerman në vendin tonë, Reichel, duke marre shkas nga një aksioni simbolik i Vetëvendosjes, e cila, duke shkruar parullën “Kosova Republikë”, ka vlerësuar se “Qeveria e Hashim Thaçit i ka pranuar bisedimet me Serbinë, pa e njohur kjo e fundit Republikën e Kosovës”.
Vetëvendosje ka vlerësuar se pranimi nga ana e kryenegociatores, Edita Tahiri, që të hiqet mbishkrimi “Republika e Kosovës” në përfaqësimin e nismave rajonale, është në përputhje të plotë me qëndrimin nënshtrues të Qeverisë së Kosovës karshi Serbisë. Më tej, kjo lëvizje shprehet se heqja e fjalës “Republikë” nga emri i shtetit tonë dhe shfuqizimi i reciprocitetit në Kuvendin e Kosovës, e kanë fuqizuar Serbinë në Kosovë si dhe në arenën ndërkombëtare për çështjen e Kosovës.
 
 
Share