• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Shtypi zviceran shtjellon Ligjin për Prizrenin!
e Martë, 07 Shkurt 2012 00:31

Bern, 7 shkurt
- Në një artikull të së hënës, gazeta zvicerane "Neue Zürcher Zeitung" vë në fokus debatin që ka shpërthyer në Kosovë rreth ligjit që planifikon mbrojtjen e qendrës historike të Prizrenit.neue_zurcher_zeitung Sipas kësaj gazete, pjesa historike e qytetit të Prizrenit është një xhevahir në aspektin kulturor dhe historik. “Si një koncentrat i historisë qindra vjeçare, në një hapësirë shumë të vogël, shihet aty historia e pasur e Evropës Juglindore. Vetëm qindra metra ndarje nga njëra-tjetra, xhami artistike nga koha osmane, kisha katolike, kisha ortodokse, teqe e urdhrit të dervishëve dhe hamame orientale”, shkruan gazeta, duke vazhduar më tej se në kohën e shkëputjes së Serbisë nga Kosova, shumë monumente kulturore të qytetit janë shkatërruar. “Shumica shqiptare u soll, po me atë mungesë ndjeshmërie kundrejt kishave, ashtu siç edhe serbët janë sjellë dikur me lokalitetet shqiptare. Një ligj që synon ruajtjen e pjesës historike të qytetit ka shkaktuar probleme. Ligji për qendrën historike të Prizrenit u nxor nga plani i Ahtisaarit i propozuar në vitin 2007. Qëllimi i këtij ligji është që t'iu japë të drejtë bashkëvendimi serbëve të pakët në Prizren, kur vjen puna për vendimet që prekin direkt ose indirekt kishat serbe. Ligji ndesh në rezistencën e politikanëve. Një paragraf i këtij ligji ka ndezur debatin”, shkruan kjo gazetë.
Në këtë paragraf thuhet qartë se, kur vjen puna për aktivitete të ndryshme në qendrën e Prizrenit, të cilat prekin pasuritë e kishës ortodokse serbe, atëherë duhet të merret miratimi i kësaj të fundit. Kritikët e shohin atë si një e drejtë vetoje që i jepet Beogradit. Mijëra qytetarë protestuan në fund të Janarit në Prizren kundër këtij ligji, i cili, sipas tyre, privilegjon në mënyrë të njëanshme kishën ortodokse serbe. Peticioni përkatës u nënshkrua nga 10 mijë kosovarë. Si zëdhënëse e kësaj proteste ishte Vetëvendosja, ku sipas saj trashëgimia kulturore dhe historike e Prizrenit në këtë mënyrë nacionalizohet. Sipas Vetëvendosjes, kishës ortodokse i kanë përkitur edhe shqiptarë lokalë, kur në kohën e pushtimit osman pati edhe një proces islamizimi. Kritikat drejtohen edhe kundër Zyrës Civile Ndërkombëtare, e cila e mbron ligjin. “Prizreni është në ndërgjegjen e shumë shqiptarëve, një vend historik. Këtu u formulua për herë të parë, në kuadër të Lidhjes së Prizrenit në vitin 1878, qëllimi i bashkimit të të gjitha trevave shqiptare në Perandorinë Osmane. Prizreni shihet si vendlindja e lëvizjes kombëtare shqiptare. Dhe, synimi që pikërisht në këtë vend t'i jepen kishës serbe të drejta të zgjeruara, disa kosovarëve iu duket një çmim shumë i lartë për mbylljen e Zyrës Civile Ndërkombëtare dhe me këtë forcimin e pavarësisë, përfundon gazeta zvicerane "Neue Zürcher Zeitung".
 
 
Share