• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
UNDP vazhdon mbështetjen për Dragashin

Dragash, 9 shkurt
- Ndonëse komuna e Dragashit vazhdon të mbetet si më e varfra në Kosovë, identifikimi i burimeve natyrore dhe potencialeve që posedon kjo trevë konsiderohen si të rralla dhe mjaftë profitabile.undp_zym Shih për këtë, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ka disa vjet që në Dragash ka hapur zyrën e saj, përmes së cilës po mundohet të hartoj një Plan zhvillimor dhe të qëndrueshëm për këtë rajon. Me temën “Vlera e zinxhirit të produkteve lokale”, UNDP-ja, në bashkëpunim me Komunën e Dragashit, në kuadër të projektit “Mbrojtja e Biodiversitetit dhe Menaxhimi i Shfrytëzimit të Qëndrueshëm të Tokës”, të hënën organizoi një punëtori, ku shumë pjesëmarrës dhanë kontributin e tyre rreth kësaj teme. Përfaqësuesja e UNDP-së në Dragash, Maria Elena Zuniga, fillimisht ka theksuar se qëllimi i kësaj punëtorie ishte që t’i ofroj mundësitë për të debatuar rreth zinxhirit të vlerës së produkteve lokale, problemet dhe potencialet, mbështetja e koordinimit dhe shkëmbimit të njohurive në mesin e prodhuesve lokalë dhe fermerëve, si dhe fuqizimin e tyre për një organizim më të mirë. I pranishëm në këtë punëtori ishte edhe i pari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, i cili vlerësoi se punëtoria iu ofroi mundësi pjesëmarrësve që të diskutojnë rreth sfidave kryesore të zhvillimit, me të cilat përballet kjo komunë në zinxhirin e zhvillimit lokal, shkëmbimin e mendimeve, modelet dhe praktikat inovative.
Pjesëmarrësit e shumtë në këtë punëtori punuan në grupe të ndara, me ç’rast është debatuar rreth potencialeve dhe vështirësive për zhvillimin e ekonomisë lokale, zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, produktet shtazore dhe malore, turizmin, sportet dimërore, bujqësinë dhe shpezëtarinë. Të gjitha këto fusha, siç vlerësuan të pranishmit, mund të sjellin zhvillim ekonomik për Dragashin sepse kjo trevë ka resurse të bollshme. Por, siç u tha në këtë takim pune, ekzistojnë sfida të ndryshme, me të cilat përballen të gjithë ata afaristë, të cilët tashmë kanë filluar t’i bëjnë hapat e parë në këtë drejtim.
 
 
Share