• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Shuplakë borëpastruesit!

pastrimi_boraRahovec, 9 shkurt
- Disa banorë të fshatit Zatriq e kanë rrahur shoferin e një kompanie publike, i cili ishte duke pastruar borën nga rrugët e këtij fshati. Shkak i rrahjes së tij ishte refuzimi i këtij të fundit që t’i pastronte të gjitha rrugët e fshatit.
Shoferi i kompanisë “Ambienti” ua kishte shpjeguar banorëve, se kërkesa e tyre nuk parashihej me kontratë, por njëri nga të pranishmit e ka qëlluar atë me shuplakë në fytyrë. Zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren, Hazir Berisha, ka njoftuar se ngjarja kishte ndodhur të martën, kur shoferi kishte shkuar deri në fshatin Zatriq, me qëllim që të pastronte borën nga rruga kryesore e këtij fshati, por që banorët kishin kërkuar që t’iu pastrohen të gjitha rrugët e lagjeve. “Në Zatriq, një grup i qytetarëve kishin këmbëngulur që shoferi t’iu pastronte të gjitha rrugicat e fshatit, përkundër shpjegimit se një kërkesë e tillë nuk ishte e paraparë në detyrat e tij. Debati kishte zgjatur mbi një orë. Ndërkaq, njëri nga të pranishmit i ka dhënë një shuplakë fytyrës shoferit”, ka thënë Berisha.
Pas paraqitjes së rastit, policë nga Stacioni policor i Rahovecit kanë dalë në kërkim të të dyshuarit, të cilin nuk e kanë gjetur në shtëpi, por në një pyll shoqëror duke vjedhur dru për ngrohje, së bashku me dy vëllezër të tij. I identifikuari, Sami Kastrati, është marrë në pyetje për këtë rast, si dhe për disa raste të tjera. Policia saktësoi se ky person ka në ngarkim edhe dy borxhe të pashlyera ndaj gjykatës, njëra prej të cilave ishte për vjedhje të druve.
 
 
Share