• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Arrin në 7 numri i viktimave në Restelicë!

Restelicë, 11 shkurt
- (e plotësuar) – (Ora 23:45) - Numri i të vdekurve nga orteku i borës që goditi gjatë ditës fshatin Restelicë të Dragashit, ka arritur në shtatë, ndërsa një vajzë 5-vjeçe është gjetur e gjallë dhe gjendja e saj shëndetësore është stabile, pos disa frakturave në gjymtyrë të trupit.restelica_rrenojat_orteku Ende nuk dihet për fatin e tre personave të tjerë, ka thënë kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, i cili gjatë tërë kohës ndodhet në vendngjarje. “Ende po vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e tre personave tjerë, për të cilët dyshohet se kanë qenë brenda në shtëpi, kur ka ndodhur kjo tragjedi. Një vajzë 5-vjeçare është nxjerrë nga rrënojat e shtëpisë së saj, të cilën e kishte mbuluar orteku i borës, ndërkohë që zyrtarisht konfirmohet se numri i viktimave ka arritur në shtatë”, ka thënë Jenuzi.Majori i FSK-së, i cili po i prin aksionit të kësaj force për t’i shpëtuar të mbuluarit nga bora, Milaim Musliu, ka konfirmuar se një pesëvjeçare i ka mbijetuar kësaj katastrofe, ndërkohë që numri i viktimave tashmë ka arritur në shtatë. “Gjëndja shëndetësore e vajzës nuk është në rrezik, por gjithsesi do të dërgohet për hospitalizim në Prizren apo edhe në Prishtinë. Për fat të keq, gjerë më tani kemi nxjerrë edhe shtatë trupa të tjerë, por pa shenja jete”, ka thënë Musliu.
 
(Ora 20:10) - Llogaritet se edhe tetë persona janë të ngujuar në dy shtëpi, në të cilat kishte banorë, nga më shumë se dhjetë shtëpi të tjera që janë mbuluar nga orteku i borës, por që nuk kanë pasur banorë në brendinë e tyre. Lajmet më të reja nga terreni flasin për një tragjedi të vërtetë që ka shkaktuar orteku i borës, ku 6 shtëpi thuhet se janë rrënuar tërësisht, në mesin e tyre edhe dy shtëpitë që kanë pasur banorë brenda. Tafil Krasniqi, drejtor komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në Dragash, ka thënë se ende po punohet për gjetjen e personave, të cilët i ka zhvendosur orteku, bashkë me shtëpitë e tyre. “Shtëpi ka shumë, por që nuk kanë banorë brenda, për shkak se shumica gjenden me punë të përkohshme jashtë vendit. Aktualisht ka reshje bore dhe ere të fortë, të cilat po e pengojnë edhe më shumë aksionin për shpëtim. Nga ajo që shihet në terren, pritet që edhe një ortek tjetër të rrëshqasë, nga kodra ku janë të vendosura antenat e telefonisë mobile. Sipas asaj që thonë banorët e këtij fshati, llogaritet se të ngujuar janë edhe tetë persona”, ka thënë Krasniqi.Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, konfirmoi se në Restelicë është gjetur edhe viktima e tretë e ortekut të borës, i cili ka mbuluar dy shtëpi me 11 anëtarë brenda tyre. Mujota, i cili ka mbërritur në Restelicë, tha se është nxjerrë nga bora edhe viktima e tretë, por që nuk dihet ende për identitetin e tij. Njëkohësisht, Mujota tha se nga brendia e dy shtëpive është lajmëruar një person me telefon mobil, i cili ka njoftuar se në vendndodhjen e tij ka persona të gjallë, por që ende nuk dihet se nga ka ardhur telefonata.
 
(Ora 18:10) - Burime jozyrtare bëjnë të ditur se në tragjedinë e Restelicës, si pasojë e ortekut të madh të borës, kanë humbur jetën 6 persona, ndërsa dyshohet edhe për më shumë të vdekur. Dy nga viktimat e ngujuara janë konfirmuar edhe zyrtarisht nga shefi i Stacionit policor në Dragash, Gëzim Zogaj. Ai ka thënë se tashme dihet për vdekjen e një mashkulli, i lindur më 1958, dhe i një femre, emri i së cilës ende nuk është bërë i ditur. Zogaj ka thënë se, për qëllime kërkim-shpëtimi, në Restelicë kanë arritur me helikopterë pjesëtarë të ushtrisë turke, të cilët janë të stacionuar në Dragash, në kuadër të KFOR-it, si edhe 4 njësi të FSK-së. “Forca e Sigurisë së Kosovës, i ka dërguar për të ndihmuar në shpëtim 4 ekipe. Ekipin e gjetjes, të kërkim-shpëtimit, të mjekësisë dhe të emergjencave”, ka thënë Zogaj, e që këtë e ka konfirmuar edhe zëvendësministri i FSK-së, Shemsi Veseli. Sipas këtij të fundit, lartësia e ortekut është 10 metra ndërsa gjerësia 500 metra. “Rrëshqitja e ortekut ka ndodhur në anën e djathtë të fshatit Restelicë, ku janë goditur 15 shtëpi, por vetëm dy prej tyre kanë qenë të banuara”, ka thënë Veseli.
 
(Ora 14:45) - Informacionet më të fundit nga terreni, bëjnë me dije se ekipet që po ballafaqohen për t’i shpëtuar të mbuluarit nga bora në Restelicë, kanë nxjerrë dy persona pa shenja jete, ndërkohë që po punohet për t’i shpëtuar familjarët e tjerë që gjenden nën ortekun e borës. Shefi i policisë së Dragashit, Gëzim Zogaj, e ka konfirmuar për radion tonë ngjarjen tragjike në Restelicë, duke dhënë edhe bilancin e aksionit për shpëtim, deri në këtë orë. “Bëhet fjalë për ngërthimin e dy shtëpive të banuara nga një ortek i madh bore, ndërkohë që shtëpitë tjera, në të cilat nuk kishte banorë, nuk paraqesin urgjencë për intervenim. Deri më tani, janë nxjerrë dy kufoma, një mashkull dhe një femër, ndërkohë që dyshohet se brenda këtyre shtëpive ndodhen gjithsejtë 11 persona”, tha Zogaj.
 
(Ora 13:59) - Një person është nxjerrë nga shtëpia e tij, të cilën e kishte mbuluar një ortek i borës. Mjekët po luftojnë për ta shpëtuar nga vdekja, ndërkohë që janë edhe dy familje të tjera në Restelicë, të cilat presin shpëtimin, pasi shtëpitë e tyre janë mbuluar krejtësisht nga bora.restelica_rrenojat_tragjedia Helikopterët e KFOR-it ndodhen në Restelicë për intervenim në këtë gjendje emergjente, ndërkohë që automjetet për pastrimin e borës po bëjnë ç’është e mundur që ta pastrojnë rrugën që lidh këtë fshat me Dragashin. Informacionet nga terreni bëjnë me dije se nga rrëshqitja e një orteku të borës, është ngulfatur familja Reka, me 11 anëtarë, në mesin e të cilëve ndodhen edhe tre fëmijë. Reshjet e pandërprera të borës që kanë përfshirë vendin tonë, më së shumti e kanë goditur trevën e Gorës së Dragashit, ndërkohë që qarkullimi i automjeteve, edhe në rrugët rajonale, zhvillohet me mjaftë vështirësi. Në fshatin më të madh të kësaj treve dhe komunës së Dragashit, Restelicë, ortekët e borës kanë mbuluar pesë shtëpi banimi, në të cilat ndodhen edhe familjarët dhe se ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me fatin e tyre, përkundër angazhimit të të gjitha strukturave relevante për t’i shpëtuar. Dyshohet se brenda këtyre shtëpive mund të ketë edhe viktima, por ende mbetët për tu shpresuar, sepse aksioni po vazhdon për shpëtimin e tyre. "Banorët e fshatit tonë janë vetorganizuar, por qasja tek këto shtëpi është mjaftë e vështirë, për shkak të konfigurimit të terrenit, në të cilin bora ka arritur trashësinë disa metra", bën të ditur Shaban Haxhiu, nënkryetar i këshillit të fshatit Restelicë. Aksionin për shpëtimin e këtyre familjeve po e rëndon edhe rruga e pakalueshme nga Dragashi deri në këtë fshat. Pjesa më e madhe e komunës së Dragashit është izoluar dhe nuk ka as energji elektrike dhe as sinjal të telefonisë mobile. Përfaqësuesit e qeverisë lokale kanë njoftuar qeverinë qendrore dhe ushtarët turq të KFOR-it, të cilët janë të stacionuar në Dragash, që të intervenojnë me helikopterët e tyre për shpëtimin e këtyre familjeve të mbuluar nga ortekët e borës.
Ditë më parë, një erë e fuqishme kishte lënë pa kulm mbi kokë një familje nga fshati Zlipotok, por që familjarët nuk kanë pësuar gjë, për faktin se nuk kishin ndodhur në shtëpi, në ditën e kësaj furtune.
 
 
Share