• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Ngushëllime dhe solidarizim me Restelicën

Prishtinë, 12 shkurt
 - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cilësoi ngjarje të rëndë dhe të trishtueshme humbjen e jetëve në Restelicë. Në një deklaratë për opinion thuhet se institucionet e Kosovës dhe mekanizmat ndërkombëtarë, po bëjnë gjithçka që është e mundur që të ngujuarit të nxirren sa më shpejt.restelica_solidariteti Edhe qeveria e Kosovës, duke shprehur ngushëllimet e saj për jetët e humbura, ka theksuar se po e ndjek nga afër situatën në fshatin Restelicë.
Solidaritetin e tyre me familjarët dhe bashkëfshatarët e viktimave e kanë shprehur edhe partitë politike në vend. Lëvizja “Vetëvendosje” ka shprehur dhimbjen për tragjedinë që ndodhi në fshatin Restelicë të Dragashit, ku si pasojë e një orteku të madh të borës humbën jetën disa banorë të këtij fshati. “Ndjejmë keqardhje tё madhe për kёtё rast fatal dhe u shprehim ngushëllime familjarëve tё viktimave. Po ashtu, u bёjmё thirrje tё gjitha institucioneve tё vendit qё me tё gjitha kapacitetet tё jenë nё shërbim tё qytetarëve kudo qё ka nevojë nё këto momente tё vështira”, thuhet në komunikatën e lëvizjes “Vetëvendosje”. Edhe Kuvendi Rinor i Kosovës u ka shprehur ngushëllime familjeve për humbjen e familjarëve të tyre në tragjedinë e Restelicës dhe ka ftuar të gjithë popullin e Kosovës që të solidarizohen e të qëndrojnë të bashkuar në këto momente të vështira.
Pas gjendjes së krijuar nga reshjet e pandërprera të borës që, përveç bllokimit të shumë vendbanimeve dhe të qarkullimit në të gjitha akset kryesore të vendit, ka marrë edhe viktimat e para, kryetari i LDD-së, Nexhat Daci, ka vendosur që ta shtyjë manifestimin solemn me rastin e pesëvjetorit të themelimit të kësaj partie që ishte paraparë të mbahej të dielën. “LDD u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave të humbura nga kjo tragjedi. Komplimentojmë FSK-në për ndihmën e dhënë”, thuhet në një kumtesë të kësaj partie.
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Begjet Pacolli, ka shfrytëzuar profilin e tij në Facebook për të ngushëlluar familjet e viktimave. “Ngushëllimet më të sinqerta familjeve në Restelicë për viktimat, shpresojmë që të zhdukurit tjerë të gjenden të gjallë”, shkruan në profilin e tij në Facebook, Begjet Pacolli.
Orteku i madh ka shkatërruar gjashtë shtëpi në këtë fshat dhe ekipet e shpëtimit deri tash kanë konfirmuar se shtatë veta kanë humbur jetën, ndërsa po bëhen përpjekje për të shpëtuar të paktën edhe tre persona të tjerë që besohet se janë nën ortekun e borës.
Ekipet e shpëtimit nxorën nga gërmadhat e njërës nga shtëpitë e rrënuara një vajzë 5-vjeçe, e cila i kishte mbijetuar ortekut. Ata thanë se gjendja e saj shëndetësore është e mire.
Qindra pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë përfshirë në operacionin e kërkim shpëtimit, të mbështetur edhe nga trupat e forcave paqeruajtëse të KFOR-it dhe qytetarë të shumtë. Autoritetet thanë se orteku, me një thellësi prej 10 metrash dhe gjerësi prej 500 metrash, ka goditur 15 shtëpi në fshatin Restelicë, që ndodhet në trekëndëshin kufitar Kosovë – Shqipëri – Maqedoni. Operacioni është vështirësuar shumë gjatë orëve të natës për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe erës së fortë që kanë pamundësuar depërtimin e makinerive të rënda në fshat.
Kosova, tash e disa ditë me radhë, është goditur nga moti i lig, me reshje të mëdha bore dhe temperatura të ulëta që kanë vështirësuar jetën e banorëve. Reshjet e djeshme të borës kanë shkaktuar shumë vështirësi në komunat perëndimore dhe veriore të Kosovës, duke lënë edhe shume fshatra të izoluara. Vështirësi lëvizjeje ka edhe në disa komuna të tjera të Kosovës të cilat kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
 
 
Share