• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Arrin në 9 numri i viktimave në Restelicë!

Restelicë, 12 shkurt
- Në ditën e sotme, operacionet e kërkim shpëtimit të FSK-së, kanë vazhduar kërkimet për personat tjerë, për të cilët dyshohet se ndodhen nën rrënojat e shtëpive dhe dëborës.restelica_katastrofa Raportohet për gjetjen e dy viktimave të tjera, me çka shtohet numri i në 9 gjithsej, ndërkohë që po vazhdon aksioni për gjetjen e personit të fundit, që sipas banorëve të Restelicës, mendohet se është edhe një i pa gjetur.
Me angazhimin e forcave  shtesë, numri i përgjithshëm i forcave të FSK-së në këtë aksion ka arritur në 202 pjesëtarë, bëjnë të ditur krerët e kësaj force. Ministri i FSK-së, Agim Çeku, dhe Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant, Kadri Kastrati,  shprehin ngushëllimet më të sinqerta, duke ju bashkëngjitur dhimbjes me familjet e të humburve në tragjedinë e shkaktuar nga orteku. Ngushëllime për familjarët që humbën më të dashurit e tyre në këtë tragjedi, vijnë nga institucione dhe shoqata të ndryshme, ku shprehet gatishmëria për çdo ndihmesë. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, përmes një komunikate për media, ka shprehur shqetësim dhe dhembje të thellë, sapo ka marrë lajmin për vdekjen tragjike të 9 qytetarëve, shkaktuar nga orteku i borës. “Kjo tragjedi ka prekur thellë, jo vetëm familjarët e të afërmit, por edhe tërë qytetarët e Kosovës. Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmeve të familjes Reka”, thuhet në komunikatën e kryekuvendarit Krasniqi.
Edhe Kuvendi Rinor i Dragashit, përmes një komunikate ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjarët që humbën më të dashurit e tyre, duke ftuar gjithë popullin e Kosovës që solidarizohen dhe të qëndrojnë të bashkuar në këto momente të vështira. Solidarizim me familjarët e viktimave dhe banorët e Restelicës, ka shprehur edhe Lëvizja për Bashkim, e cila u ka bërë apel organeve më të larta të shtetit që këtyre ditëve të vështira të vënë gjithçka në dispozicion të qytetarëve, në mënyrë që fatkeqësi të tilla të parandalohen me kohë.
 
 
Share