• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Ndërpriten kërkimet për viktimën e fundit!

orteku_restelicaRestelicë, 12 shkurt
 - Numri i të vdekurve nga rrëshqitja e djeshme e ortekut te borës në Restelicë, mbetet nëntë persona, ndërkohë që ende nuk dihet fati i një viktime të fundit, për të cilin thuhet se është një djalë rreth 20-vjeç.
 Burimet e Radio Sharrit kanë marrë vesh se në këtë tragjedi, Famija treanëtarëshe e Feim Rekës është gjetur, por që të gjithë kanë pësuar në këtë fatkeqësi natyrore. Ndërkaq, Nga familja tetëanëtarëshe e Rexhep Rekës, ka mbijetuar vetëm Amsera Reka, ndërkohë që edhe për një anëtarë të kësaj familje ende nuk dihet gjë. Komandanti i FSK-së, gjenerali Kadri Kastrati, tha se operacioni i kërkim-shpëtimit të viktimave tjera eventuale ndërpritet për sot, për arsye të kushteve të vështirësuara. Ai tha se aksioni do të vazhdojë të hënën, që nga ora 7:00 e mëngjesit.
Pritet që viktimat e kësaj tragjedie të varrosen nesër, në varrezat e fshatit Restelicë, ndërsa për këtë qëllim është duke u punuar në hapjen e rrugës deri në varreza.
Dita e nesërme është shpallur Ditë zie nga kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
 
 
Share