• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Jahjaga vizitoi Amseran, i zotoi 10 mijë euro!

atifete_asmira_rekaPrizren, 12 shkurt
- Presidentja, Atifete Jahjaga, vizitoi të dielën në spitalin rajonal të Prizrenit, Amsera Rekën, të mbijetuarën e vetme të tragjedisë së shkaktuar nga moti i keq në fshatin Restelicë, të Gorës së Dragashit, në të cilën pësuan dy familje.
E shoqëruar nga kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, presidentja u njoftua me gjendjen shëndetësore të Amserës dhe njëkohësisht falënderoi mjekët dhe personelin e këtij spitali për mobilizimin dhe përkujdesjen që ata po ofrojnë për qytetarët e Restelicës, por edhe për të gjithë banorët e fshatrave të tjera të rrezikuar nga bora që po bie këto ditë në mbarë Kosovën. Presidentja e ngushëlloi familjen Reka dhe të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë humbje tragjike dhe trishtuese të jetëve të njerëzve. Ajo u bëri thirrje qytetarëve që në këto kushte të vështira atmosferike, nëpër të cilat po kalon vendi ynë, të solidarizohen dhe t’i dalin në ndihmë njëri-tjetrit, duke premtuar se ndihma e institucioneve të Kosovës nuk do të mungojë. Jahjaga, posaçërisht, veçoi punën e palodhshme të FSK-së, Policisë, KFOR-it dhe qytetarëve vullnetarë, për përpjekjet e tyre të pandërprera për të hapur rrugën dhe për t’iu ardhur në ndihmë të ngujuarve në Restelicë. Me këtë rast, presidentja e vendit ndau 10 mijë euro nga fondi i Zyrës së presidentes për të ndihmuar adresimin e nevojave emergjente për familjet e goditura nga kjo fatkeqësi natyrore në fshatin Restelicë.
 
 
Share