• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Vazhdon edhe sot aksioni në Restelicë!

aksioni_resteliceRestelicë, 13 shkurt
- Me vendim të Ministrit të FSK-së, Agim Çeku, dhe me urdhër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon sot operacionin për kërkimin e personit të njëmbëdhjetë, të zhdukur nga orteku i borës në Restelicë të Dragashit. Nënkoloneli, Mehmet Lladrovci, komandant i Batalionit të dytë të Brigadës për Reagim të Shpejtë, është caktuar udhëheqës i këtij operacioni, deri në gjetjen e personit të fundit që konsiderohet i zhdukur në këtë fatkeqësi natyrore.
Ndërkohë, kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, ka njoftuar edhe për një situatë të re në afërsi të fshatit Restelicë, ku 5 fermerë kanë mbetur të ngujuar nga bora, por që ata aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore. “Ata janë shëndoshë e mirë. Ne kemi kontaktuar me ta, e që na është kërkuar ndihmë, si batanije dhe gjëra tjera ushqimore, të cilat do t’i dërgojmë nga ajri, me që momentalisht është shumë e vështirë të depërtohet atje”, ka thënë Jenuzi. Në operacionin e sotëm në Restelicë janë angazhuar 154 pjesëtarë dhe 21 automjete dhe kjo është dita e tretë e angazhimit të FSK-së në këtë operacion. Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant, Kadri Kastrati, ka pranuar ngushëllimet për tragjedinë e ndodhur në Restelicë nga shefi i Shtabit të Ushtrisë së Republikës së Shqipërisë, gjeneralmajor, Xhemal Gjunkshi, i cili ka shprehur gatishmëri për të ofruar ndihmë, në rast nevoje. Gjeneralmajori Gjunkshi, shprehu gatishmërinë për ta ndihmuar Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe popullin e Kosovës, ashtu sikurse Forca e Sigurisë së Kosovës ka qenë e angazhuar dy here në mision gjatë vërshimeve në Shkodër. Komandanti i FSK-së, gjeneralmajori, Kadri Kastrati, e ka falënderuar Shefin e Shtabit të Ushtrisë së Shqipërisë për gatishmërinë që t’i dal në ndihmë popullit të Kosovës.
 
 
Share