• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Hënë, 13 Shkurt 2012 18:38

beqaj_beqir
  
Beqir BEQAJ - drejtor i përgjithshëm në Radio SHARRI
Orteku që bëri histori të dhimbshme!
 
Nëntë të vdekur, një i zhdukur dhe vetëm një person i shpëtuar, është bilanci aktual i tragjedisë që mbërtheu një lagje të tërë të fshatit Restelicë, në trevën e Gorës së Dragashit, mëngjesin e së shtunës, kur një ortek bore rrëshqiti nga majëmali, për të përfunduar mbi këtë lagje, e cila ishte ngritur në rrëzë të tij. Nga e gjithë lagjja, vetëm dy familje ndodheshin në shtëpitë e tyre, ndërsa të tjerat ndodhen në migrim. Ishin dy vëllezër që jetonin në shtëpi të ndara, ata që e pësuan fatkeqësinë natyrore të së shtunës, e cila do të mbahet në mend shumë gjatë. Aq gjatë, deri sa të mos ndodh një tjetër, e që ka shumë gjasa në këtë fshat malorë, një lagje e së cilit rrezikon të shembet edhe gjatë motit të thatë, pa u nxitur nga dëbora. Viktimë e kësaj tragjedie mbeti familja treanëtarëshe e Fehim Rekës (55), i cili iku në botën tjetër bashkë me bashkëshorten e tij Zekije Reka (53) dhe të birin Seldin Reka (20). Ndërkaq, familja tetëanëtarëshe e Rexhep Rekës (58), la një heroinë pas vetës, të mbijetuarën 5-vjeçe, Asmira Reka. Nga kjo familje pësuan i zoti i shtëpisë, Rexhepi, bashkëshortja e tij, Fatima Reka (58), vajza Resmira Reka (20), i biri Abdullah Reka (30) dhe nusja e tij, Garka Reka (29), vajza e të cilëve, Asmira, tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Mbetët enigmë fati i djalit tjetër të Rexhepit, Resmirit, për të cilin ende po vazhdojnë kërkimet nga të gjitha forcat relevante te Kosovës.
E mbijetuara 5-vjeçe, Asmirja, nëntë viktimat si dhe personi që po kërkohet, i takojnë komunitetit gorano-boshnjakë, por që për asnjeri nuk ishte kjo me rëndësi. E rëndësishme ishte qasja sa më e shpejtë, deri tek vendi i ngjarjes, por që kjo nuk ndodhi. Nuk ndodhi sepse rrugët ishin të papastruara mirë nga bora, të pa mirëmbajtura dhe të pa “kriposura”, siç ishim mësuar t’i kishim disa vjet radhazi. Të kota ishin kritikat dhe ankesat e qytetarëve, se rrugët rajonale të Dragashit këtë vit nuk po mirëmbahen si duhet dhe se atyre po iu mungon kripa, e cila sado-kudo nuk lejonte acar mbi asfalt. U desh të ndodhte kjo tragjedi, që ta shohim rrugën regjionale, Zhur-Dragash dhe Dragash-Restelicë të pastruar në mënyrë shembullore nga bora!  
Ngjarja e kobshme, përkatësisht orteku gjigant i borës goditi 16 shtëpi në një lagje të fshatit Restelicë, paraditen e së shtunës. Ky ortek shkatërroi 4 shtëpi, në dy prej të cilave jetonin familjet e ndjera. Fshati Restelicë numëron rreth 7 mijë banorë, por që shumë prej tyre jetojnë në botën e huaj, ndërkohë që vetëm festat fetare apo ceremonitë familjare i sjellin përkohësisht në vendlindje. I ngritur në lartësinë mbidetare rreth 1500 metra, Restelica gjendet 25 kilometra larg Dragashit apo rreth 60 kilometra në jug të qytetit të Prizrenit, afër trekëndëshit kufitar Kosovë - Shqipëri - Maqedoni.
Një ditë pas ngjarjes së tmerrshme, rrugët janë përsëri në gjendje jo të mirë, pas reshjeve të borës gjatë tërë natës, ndërsa makinat nuk mund t’i afrohen vendit ku ka ndodhur kjo tragjedi, për shkak të konfiguracionit të keq që ka ky fshat dhe në veçanti lagjja që pësoi nga orteku. Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ata të policisë, por edhe pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të NATO-s, Zjarrfikësve të Dragashit dhe shumë të tjerë, duhet të kalonin rreth gjysmë ore në këmbë, për të arritur aty ku orteku mori jetë njerëzish. Banorët e fshatit tregojnë se ngjarja kishte ndodhur rreth orës 08:00, kur shumica e banorëve ishin në gjumë. “Njerëzit kanë qenë duke fjetur. Erërat e forta kanë sjellë ortekun dhe nuk mund të imagjinohet se si fuqia e borës ka rrafshuar me tokën disa shtëpi dhe ka depërtuar në dhjetëra të tjera”, thotë, Shaban Haxhia, koordinator i aksionit të kërkimit-Shpëtimit, i cili ndër të parët kishte dalë për të parë se çfarë ka ngjarë. Thotë se bora e ardhur nga mali ishte mbi 13 metra trashësi dhe kishte mbuluar e rrafshuar edhe shtëpi dykatëshe. “Në katin e parë të kësaj shtëpie është gjetur e mbijetuara, por nëna dhe babai i saj janë gjetur të vdekur. Në këtë shtrat është gjetur djali i tyre 30-vjeçar, i cili pati planifikuar të martohej këtë verë”, tregon më tej Haxhia, teksa kthente shikimin nga një shtëpi trekatëshe, e cila i kishte rezistuar borës.
Se mosmirëmbajtja e rrugëve ka vonuar një intervenim të shpejtë, mbase me rezultate më të mira për të zënën nën rrënoja, dëshmon edhe Shaban Haxhia, i cili dukej se ishte i mbërthyer nga urrejtja ndaj kompanisë kontraktuese për mirëmbajtjen e rrugëve nga bora. “Rruga, deri këtu ka qenë e bllokuar tërësisht dhe vetëm nga ora 4:00 e pasdites ajo është liruar... Në atë kohë kanë filluar kërkimet”, tregon ai.
Mbrëmjen e ditës tragjike ishte gjetur e mbijetuara e tërë kësaj ngjarjeje, por edhe familjarët e saj të vdekur. Ndonëse kërkimet nuk janë ndalur as gjatë natës, nën dritën e reflektorëve, dy viktima të tjera janë gjetur mëngjesin e së dielës. Por, ende mbetet enigmë fati i viktimës së fundit. “Në qoftë se ka qenë duke fjetur në katin e dytë të shtëpisë, kërkimet në këtë vend mund të jenë të kota. Ai mund të jetë bartur nga orteku krejtësisht në anën tjetër”, analizon një banor i fshatit. Në gjithë këtë tragjedi, banorët e Restelicës patën mbështetjen e FSK-së, Policisë së Kosovës, Komunës së Dragashit, Zjarrfikësve dhe gjithë institucioneve tjera, si dhe mbarë popullatës, pa dallim se nga ishin.
Nuk është hera e parë që fshati Restelicë është goditur nga ortekë të borës. Një ortek më i vogël e ka goditur këtë fshat edhe para shtatë vjetësh, por nuk ka shkaktuar viktima në njerëz, ndërkohë që katër shtëpi i kishte dëmtuar. Orteku i së shtunës, sipas ekspertëve që kanë dalë në vendngjarje, ka qenë i thellë 10 metra dhe me gjerësi prej 500 metrash.
 
 
Share