• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Gjendet edhe viktima e fundit e Restelicës

Restelicë, 14 shkurt
- Pas katër ditë kërkimesh, në kushte jashtëzakonisht të vështira atmosferike, pjesëtarët e FSK-së e kanë gjetur edhe viktimën e dhjetë të tragjedisë që ndodhi mëngjesin e së shtunës në Restelicë të Dragashit.restelice_viktima Të martën, rreth orës 13. 30 minuta, Resmi Reka (18) është gjetur nga njësitet e FSK-së, të cilët po e kërkonin intenzivisht, me që kishin informacione të sigurta se ai ndodhej i ngujuar nën rrënojat e shtëpisë, mbuluar nga një masiv i madh bore.
Trupi i pajetë i viktimës së dhjetë, është gjetur brenda hapësirave të shtëpisë, në dhomën ku ai kishte qenë duke fjetur në çastin e tragjedisë. Trupi i padëmtuar, pas një kontrolli nga mjekët e mjekësisë ligjore, pritet të varroset brenda varrezës së përbashkët, ku janë varrosur dje nëntë familjarët tjerë.
Nga ana tjetër, vogëlushja, Amsera, e vetmja anëtare e dy familjeve të vëllezërve Reka, e cila i ka përballuar kësaj tragjedie, pas kurimit në spitalin e përgjithshëm të Prizrenit, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është akomoduar tek daja i saj në Prizren.
 
 
Share