• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Varroset viktima e fundit në Restelicë!

Restelicë, 15 shkurt
- Sot varroset viktima e dhjetë e tragjedisë së Restelicës, pasi pjesëtarët e FSK-së e kanë gjetur të martën, pas katër ditësh kërkimi.varrimi_restelica I ndjeri Resmir Reka (18), është gjetur nga njësitet e specializuara të FSK-së, të cilët po e kërkonin intenzivisht, me që kishin informacione të sigurta se ai ndodhej i ngujuar nën rrënojat e shtëpisë, mbuluar edhe nga një masiv i madh bore.
Trupi i pajetë i viktimës së dhjetë është gjetur brenda hapësirave të shtëpisë, në dhomën ku ai kishte qenë duke fjetur, në çastin e tragjedisë. Trupi i padëmtuar, pas një kontrolli nga mjekët e mjekësisë ligjore, varroset sot në varrezën e përbashkët, ku janë varrosur të hënën nëntë familjarët tjerë. Në varrim marrin pjesë të gjitha strukturat e pushtetit komunal të Dragashit, në krye me, Salim Jenuzin, kryetar komune, strukturat qendrore të vendit dhe shumë qytatarë nga Gora dhe Opoja.
Nga ana tjetër, vogëlushja, Amsera, e vetmja anëtare e dy familjeve të vëllezërve Reka, e cila i ka përballuar kësaj tragjedie, pas kurimit në spitalin e përgjithshëm të Prizrenit, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është akomoduar tek daja i saj në Prizren. Për këtë të fundit është interesuar edhe presidenti serb, Boris Tadiq, i cili ka shprehur gatishmërinë që ta akomodoj vogëlushen në Beograd, ku shteti serb do të përkujdesej për të, deri në moshën 18-vjeçare. Por, edhe përkundër situatës në të cilën ndodhet, reagimi i familjarëve të saj ka qenë i menjëhershëm. Përfaqësuesi i kësaj familje i ka bërë dje thirrje presidentit Tadiq, që ta shikojë hartën, në të cilën do ta kuptoj se ku ndodhet fshati Restelicë! “Kjo është lojë politike e Serbisë. Jemi të shqetësuar rreth thënieve se ne paskemi kërkuar ndihmën e Serbisë. Kjo është e pavërtetë, sepse ne e kemi shtetin tonë, i cili na ndihmoi dhe na u gjend pranë gjatë gjithë kohës”, ka thënë përfaqësuesi i familjes Reka.
Ndryshe, në tragjedinë e Restelicës kanë humbur jetën 10 anëtarët të familjës Reka, ndërsa ka shpëtuar vetëm vajza 5-vjeçare, Amsera, gjendja shëndetësore e së cilës është e mirë.
 
 
Share