• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Barinjtë e Zlipotokut u ndihmuan nga ajri!

bjeshka_goraZlipotok, 15 shkurt
- Pas marrjes së lajmit nga banorët lokalë, ku raportohej për 5 barinj të izoluar nga bora e madhe, në bjeshkën e Zlipotokut, të cilët ishin duke u përkujdesur për bagëtitë në fermën e tyre, dje atyre iu ofrua ndihmë nga ajri, të cilat i shpërndau KFOR-i, me helikopterin e tyre ushtarak.
Siç bën të ditur Zyra për informim e Ministrisë së Forcës së Sigurisë, Qendra e Situatave e kësaj ministrie, në bashkërendim me Qendrën e Situatave të Qeverisë, KFOR-in, banorët lokalë dhe Shoqatën “Nëna Terezë”, ia dolën të koordinojë të gjitha aktivitetet, që ky operacion humanitar dhe emergjent të përfundojë me sukses.
Pas ofrimit të ndihmës, këta banorë nuk janë më në rrezik, pasi që ndihmat e dërguara do t’ju mundësojnë një qëndrim më të gjatë, aty ku janë, me që janë të furnizuar me artikuj ushqimorë të domosdoshëm dhe me gjëra të tjera të nevojshme, ashtu siç i kanë kërkuar. Këta banorë janë shprehur falënderues për të gjitha institucionet qeveritare dhe joqeveritare të Republikës së Kosovës, KFOR-in dhe të gjithë ata që iu ndihmuan në këto momente.
 
 
Share