• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
LDK kritikon qeverisjen e Dragashit!

Dragash, 16 shkurt
- Kryesia e degës së LDK-së në Dragash, të enjten ka lëshuar një komunikatë për media, përmes së cilës kritikon pushtetin lokal të Dragashit, për faktin se nuk shpalli gjendjeldk_dragash emergjente, ndonëse, sipas këtij subjekti më të madh opozitar në Dragash, gjendja në terren ishte si e till pas reshjeve të shumta të borës dhe ngjarjes tragjike që ndodhi në fshatin Restelicë. “Kryesia e degës së LDK-së në Dragash, në mbledhjen e mbajtur më 14.02.2012, reagon ndaj mospunës dhe papërgjegjësisë së pushtetit lokal, ndaj situatës së rëndë që po mbretëron në tërë territorin e Komunës, si pasojë e reshjeve të borës. Kryesia vlerëson se, pas gjendjes së krijuar, kryetari i Komunës ka pasur arsye të mjaftueshme për të shpallur gjendje emergjente në komunë”, thuhet mes tjerash në komunikatën e LDK-së, e cila pohon se vazhdimisht e ka përcjellë situatën në terren, ku ka konstatuar se pushteti lokal nuk po i kryen detyrat elementare. “Pushteti lokal nuk po e bën pastrimin e rrugëve nga bora, gjë që qytetarët e shumicës së fshatrave janë detyruar që të vetorganizohen për hapjen e rrugëve me lopata. Rruga për fshatin Pllajnik, Xërxe, Radeshë, Leshtan, Zlipotok, Kërstec, Dikanc e fshatra të tjerë, kanë qenë të pakalueshme, derisa është dashur që t’i hapin qytetarët me vetiniciativë. Gjithashtu edhe rruga Dragash-Restelicë nuk ishte mirë e pastruar dhe prej vendit të quajtur ‘Buka’ e deri në fshatin Restelicë, në ditën e rastit tragjik në këtë fshat, rruga ishte e papastruar nga bora. Ajo ka filluar të pastrohet të nesërmen, pas intervenimit të strukturave vendore e ndërkombëtare nga qendra. Edhe në fshatrat tjerë, ku rrugët janë disi të hapura, nuk mirëmbahen si duhet dhe ka shumë vështirësi në qarkullim. Gjithashtu, kompania e kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve rajonale, Dragash - Prizren. Dragash - Restelicë, Dragash - Brod dhe Tyrbe e Plavës - Zaplluxhe, nuk i ka mirëmbajtur si duhet. Përkundër kësaj gjendje, kryetari nuk e ka pa të arsyeshme të shpall gjendje emergjente, gjë që po sjellë vështirësi për banorët e atyre fshatrave”, thuhet më tej në komunikatë, ku vlerësohet se kjo situatë e dobët ka mundur të rezultojë edhe me pasoja të tjera të paparashikueshme. “Kryetari nuk po e sheh të arsyeshme të bëj edhe pastrimin nga bora të qendrës së qytetit dhe trotuareve, gjë që në qytet është vështirësuar tej mase lëvizja e qytetarëve dhe makinave, e që ne brengosemi se edhe më shumë do të vështirësohet gjendja, kur të rifilloj procesi mësimor. Në këtë rast, nivelin e papërgjegjësisë së kryetarit të komunës, karshi kësaj situate, e dëshmon intervista e tijë në median qendrore, ku thotë se ‘ne jemi mësuar me këso borë dhe nuk kemi probleme’.
I bëjmë thirrje pushtetit lokal, që ta merr me seriozitet gjendjen e krijuar dhe nevojat që kanë banorët e të gjitha lokaliteteve, për të mos ndodhur fatkeqësitë me pasoja të rënda për njerëzit”, thuhet në fund të komunikatës së degës së LDK-së në Dragash, të nënshkruar nga ushtruesi i detyrës së kryetarit, Fehmi Bojaxhiu.
Përpos kësaj komunikate, në të cilën kritikohet pushteti komunal, LDK-ja ka lëshuar edhe një komunikatë tjetër, përmes së cilës i ka shprehur ngushëllime familjes Reka nga Restelica, për tragjedinë e përjetuar, si dhe shëndet dhe fat të mbijetuarës së vetme nga kjo familje, Amserës.
 
 
Share