• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Kurti vendosi lule tek viktimat e Restelicës

restalica_kurtiRestelicë, 16 shkurt
- Dy ditë pasi u varrosën dhjetë viktimat e tragjedisë së Restelicës, drejtuesit e lëvizjes “Vetëvendosje” kanë vizituar këtë fshat, ku familjarëve dhe të afërmve u kanë shprehur ngushëllime, ndërkohë që nderime u kanë bërë edhe viktimave, mbi varrin e tyre të përbashkët.
Delegacion i Vetëvendosjes, i kryesuar nga Albin Kurti, vizitoi tri familje që pësuan nga tragjedia e 11 shkurtit, në të cilën humbën jetën 10 banorë të këtij fshati. Në këtë delegacion, të pranishëm ishin edhe krerët e degës së kësaj lëvizje në Dragash, Admir Flugaj dhe Rilind Reshiti. Gjithë se bashku vizituan edhe vendin ku shtëpitë u goditën nga orteku masiv i borës si dhe vendosën lule në varrezat e banorëve që humbën jetën në këtë tragjedi. Në emër të Vetëvendosjes, familjeve iu shprehu ngushëllime dhe solidarizim në këto momente të rënda, vetë kreu i lëvizjes, Albin Kurti.
Nga banorët e fshatit, Kurti mësoi se Restelica rrezikon të goditet edhe nga orteqe të tjera, për shkak se sasia e borës edhe më shumë është rritur. Po ashtu, banorët e njoftuan Kurtin se ky fshat është i rrezikuar edhe nga disa shkëmbinj masiv që janë të mëdhenj, supozohet mbi 30 tonë peshë, e që ndodhen në shpatin e malit nga mund të rrëshqasin për shkak të zbutjes së tokës dhe ndonjë erozioni të mundshëm. “Deri më tani, 250 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre dhe ata kanë nevojë për rroba dhe ushqim. Institucionet e Kosovës, e posaçërisht qeveria e Kosovës, duhet t’i ndihmojë këtij fshati që e ka goditur kjo fatkeqësi e madhe, por edhe të angazhohen për të parandaluar tragjedi të reja të mundshme”, ka apeluar kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
 
 
Share