• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Amserës i hapet një llogari bankare!

Prizren, 18 shkurt
- Amsera Rekës, vajzës së mbijetuar nga fatkeqësia natyrore, në Restelicë të Dragashit, i është hapur një llogari bankare, përmes së cilës do t’i ndihmonin të gjithë dashamirët e saj.amsera_fsk
Daja i saj, Sinan Bale, bëri të ditur se, kushdo që është i interesuar të kontribuoje për një jetë më të mirë të Amserën, mund ta bëj këtë përmes llogarisë së porsahapur. "Për momentin ajo i ka të afërmit e saj. Normalisht se do të kujdesemi për të, derisa të vendoset për një kujdestari të mëtutjeshme", thotë daja i Amseres, Sinan Bale, duke sqaruar se ende nuk është vendosur se kush do të përkujdeset përfundimisht për vajzën. “Pavarësisht fatkeqësisë, e cila ia mori dy prindërit, ajo nuk është e vetme. Amsera është e rrethuar nga njerëz që e duan”, shton Bale.
Amsera, edhe një javë pas tragjedisë, nuk e sjell nëpër mendje e as nuk flet për atë që ndodhi më 11 shkurt. Ndërkohë që familjarët e saj hodhën poshtë lajmin se prindërit e Amserës ishin shtetas të Maqedonisë. Ata e kanë përjashtuar mundësinë që përkujdesja e saj t’i takojë këtij shteti fqinj. Gjithashtu, ditë më parë, familjarët e Amserës i kanë thënë jo ofertës së presidentit serb, Boris Tadiq, i cili kishte shprehur gatishmërinë që të përkujdesët për këtë vogëlushe fatkeqe, deri në moshën 18-vjeçare të saj. "Amsera është shtetase e Kosovës, e lindur në Dragash", pohon daja i saj, Sinani, duke lënë të nënkuptohet se shteti i Kosovës do të duhej të përkujdesët për vogëlushen.
Sipas dajës së vogëlushes, deri më tani nuk ka pasur ndonjë interesim nga shteti i Kosovës, përveç shumës së dhënë nga presidentja, Atifete Jahjaga, ditën kur e vizitoi në spitalin e Prizrenit, si dhe aksioni i FSK-së, për çka ata i janë shumë mirënjohës.
 
 
Share