• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Linda Halimi është fejuar me Big D!
e Diel, 19 Shkurt 2012 23:41

Nju Jork
- Ndonëse gjithnjë thoshte se mes saj dhe menaxherit, Davon Eduards (Big D), nuk ka asgjë më shumë se shoqëria, këngëtarja Linda Halimi, e ka pranuar se tashmë kjo lidhshmëri është zgjeruar edhe më shumë.linda_big_d Ata që shfaqeshin së bashku, kudo, e kanë bërë publike lidhjen e tyre me fejesë. Siç ka treguar edhe vetë këngëtarja, fillimin e karrierës si këngëtare e ka nisur duke kënduar në kishën amerikane, në kampin “Bondsteel” në Ferizaj, ku edhe ka takuar Davonin, i cili atëkohë ka shërbyer në ushtrinë amerikane, në kuadër të forcave të KFOR-it.
Për një kohë të gjatë, Linda ka performuar hite të njohura botërore, me rastin e festave dhe meshave të ndryshme në këtë kishë, ndërsa më vonë filloi një karrierë artistike, duke marrë pjesë në shumë festivale. Mësohet se Linda ka lënë pas vetes një fejesë të dështuar, e cila thuhej se ishte shumë ideale, por që më vonë kishte rezultuar ndryshe, ku edhe ndahet nga kitaristi, Ilir Halili. Pas kësaj, ajo bëri disa ndryshime në stilin e saj, duke filluar të vishej sa më seksi, ndryshoi edhe gardërobën dhe mënyrën e të kënduarit. Më pas, ajo udhëtoi drejt SHBA-ve, për të realizuar disa projekte muzikore, në bashkëpunim me Big D. Atje takoi edhe idhullin e saj, Britni Spirs, e natyrisht takoi edhe prindërit e Davonit.
Kur disa portale dyshonin se Linda kishte një lidhje më shumë se shoqërore me Big D, ajo i demantonte, duke e prezantuar këtë të fundit si menaxher të saj. Por, ajo tashmë është dorëzuar, duke pranuar se është fejuar me “menaxherin” e saj, pikërisht në Ditën e të dashuruarve. Mësohet se Big D i ka dhuruar asaj një unazë prej diamanti. Edhe statusin e saj në facebook, Linda tashmë e ka ndryshuar, si dhe ka shkruar një mesazh për të gjithë miqtë e saj, me këtë përmbajtje: ‘’Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe urimet. Ky Shën Valentin ka qenë gjithçka si në ëndërr dhe ndihem e bekuar që kam pranë një njeri si Big D”.
Shumë media janë munduar që ta prononcojnë këngëtaren, por kjo dëshirë nuk është realizuar, sepse ajo ndodhet në SHBA dhe, krejt çka do të duhej të dihej në publik, është mesazhi i saj ne facebook.
 
 
Share