• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Salim Jenuzi dhe IPKO vizituan Amserën!

Dragash, 22 shkurt
- Pasi i shpëtoi tragjedisë së 11 shkurtit, kur një ortek bore mbuloi disa shtëpi në fshatin Restelicë, vogëlushja 5-vjeçare, Amsera Reka, vazhdon të mbetet temë në mediat vendore, madje edhe në ato të huaja. Së fundmi, temë boshte në lidhje më vogëlushen mbetet përkujdesja ndaj saj, me që ajo humbi gjithë familjen në këtë tragjedi.amsera_llogaria
Ditë më parë, në emër të saj u hap një llogari bankare, ndërkohë që organizatat e ndryshme kanë filluar t’ia shtrijnë dorën e ndihmës. Kompania IPKO, së bashku me kryetarin e Komunës së Dragashit, Salim Jenuzin, dje kanë vizituar familjen e nënës së ndjerë të Amserës, së cilës i kanë kumtuar lajmin se IPKO ka vendosur të kontribuojë financiarisht për edukimin formal të vogëlushes, duke i dhuruar një donacion, në vlerë prej 10 mijë euro. Gjysma e kësaj shume do t’i ndahet familjarëve të Amserës, të cilët përkujdesen për të, përkatësisht për kujdestarin e saj ligjor, ndërsa pjesën tjetër e këtij donacioni do të depozitohet në llogarinë bankare, që më pas të shpenzohet për shkollimin e Amserës. “IPKO-ja ka vendosur që t’ju mbështesë juve dhe Amserën, që t’ju lehtësojmë sadopak kujdesin për mbesën tuaj dhe, gjithashtu, të kujdesemi që ajo ta marrë shkollimin e merituar. Synimi primar i kompanisë është që ta mbështesë edukimin e vazhdueshëm të Amserës, ndërsa përkrahja jonë për të gjithë qytetarët e Dragashit, duke përfshirë edhe banorët e fshatit Restelicë, do të jetë e vazhdueshme”, u ka thënë familjarëve drejtuesi i kompanisë IPKO për marrëdhënie me publikun, Alban Kastrati.
Kryetari i Dragashit, Salim Jenuzi, në mbledhjen e parë të Kuvendit komunal të Dragashit për këtë vit, tha se institucionet komunale po bëjnë ç’mosë që ta ndihmojnë vogëlushen dhe se gjithnjë janë në kontakt me familjarët e saj. Ai konfirmoi që të martën e ka vizituar vogëlushen, bashkë me përfaqësuesit e kompanisë IPKO, ku kjo e fundit i është përgjigjur ftesës për ndihmë, në përkujdesjen e vajzës që i shpëtoi fatkeqësisë natyrore të Restelicës, por që në këtë fatkeqësi ajo humbi prindërit dhe familjarët e saj.
 
 
Share