• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Miratohet vendimi për minihidrocentrale!

Dragash, 22 shkurt
- Në seancën e së mërkurës, këshilltarët e Kuvendit komunal të Dragashit e kanë miratuar për të dytën herë një vendim për pajtueshmërinë e ndërtimit të gjashtë minihidrocentraleve në lumenjtë e fshatit Brod dhe Restelicë, pasi miratimi i parë nuk është konsideruar te ketë bazë ligjore nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).
Këshilltarët vlerësuan se një kërkesë e MAPL-së për rishqyrtim të këtij vendimi të KK-së, është e paarsyeshme, pasi ai vendim ishte marrë me kërkesë të kompanisë “Eurokos JH & Loreto Consult AG”, që kishte kërkuar vetëm një pëlqim nga legjislativi i Dragashit.kk_dragash Sipas shumicës së këshilltarëve, vendimi ishte marrë në përputhje me aktet ligjore. Një mendim të tillë kishte edhe kryesuesi i Kuvendit, Lulzim Rifaj, i cili shprehu dyshimin, nëse personeli i kësaj ministrie ka aftësi për vlerësimin e këtij vendimi të legjislativit lokal. “Unë dyshoj se në këtë ministri punojnë njerëz të paaftë, të cilët nuk bazohen në ligje por ndikohen nga politika. Megjithatë, ne kemi bërë një ndryshim të këtij vendimi, ku jemi thirrur në aktet ligjore në fuqi, për dallim nga vendimi i mëhershëm, i cili ishte i thirrur në kërkesën e kompanisë në fjalë”, tha Rifaj.
Më herët, një kërkesë për rishqyrtim ishte dërguar në (MAPL) nga këshilltarët e LDK-së, për të ndalur, siç e kishin cekur ata, shkeljen e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Statutin e Komunës, nga ana e kryetarit, Salim Jenuzi. Por, LDK-ja kishte kërkuar rishqyrtim për një tjetër marrëveshje, që kryetari Jenuzi kishte bërë me një kompani tjetër. Lidhur me këtë, MAPL-ja e kishte vlerësuar se Memorandumi i Mirëkuptimit, ndërmjet Komunës dhe kompanisë në fjalë, i nënshkruar nga kryetari Jenuzi, nuk është në kompetencën e kryetarit të komunës. Kryetari Jenuzi bëri të ditur se ai memorandum është anuluar, sapo është kërkuar nga MAPL që ta bëj këtë. Ndërkohë, MAPL ka kërkuar nga Kuvendi, që t’i përgjigjet kërkesës për rishqyrtimin e vendimit tjetër, që kjo e fundit e ka miratuar me tjetër kompani.
Naim Ramadani, këshilltar i LDK-së në opozitë, ka sqaruar se kërkesa e tyre nuk kishte të bënte me dhënien e pëlqimit për realizimin e investimeve në hidrocentrale, por për nënshkrimin e një Memorandumi për ndërtimin e hidrocentraleve, ndërmjet kryetarit të Komunës dhe një kompanie tjetër, një ditë para se Kuvendi të merr vendim për dhënien e pëlqimit kompanisë “Eurokos JH & Loreto Consult AG”.
Në mbledhjen e parë për këtë vit të Kuvendit komunal, kryetari i Komunës, Salim Jenuzi, është përballur me vërejtje nga opozita, për faktin se nuk ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, kur ndodhi tragjedia me pasoja në njerëz, në fshatin Restelicë të Gorës. Por, Jenuzi ka sqaruar se shpallja e kësaj gjendje nuk është në kompetencë të tij.
 
 
Share