• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Marrëveshja, pa Deklaratën e pavarësisë!
e Premte, 24 Shkurt 2012 13:50

Bruksel, 24 shkurt
- Negociatorët nga Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen, e cila i mundëson Kosovës të marrë pjesë në takimet rajonale, njoftojnë mediat e huaja, duke u thirrur nga burimet zyrtare, brenda selisë ku po zhvillohet takimi.marreveshja_fusnota “Ky mbishkrim nuk prejudikon statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244, si dhe me mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, mbi Deklaratën e Kosovës për shpalljen e pavarësisë”, është teksti që do të përmbaj fusnota.
Beogradi, sipas kësaj marrëveshjeje, thuhet se i ka ikur kuptimit që njeh pavarësinë e Kosovës. Saktësisht, Deklarata e pavarësisë nuk është përfshirë në fusnotë, ndërkohë që ka mbetur vetëm Rezoluta 1244 dhe mendimi i GJND-së, rreth shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Njëkohësisht, bëhet e ditur se palët kanë arritur edhe marrëveshjen për menaxhimin e përbashkët të kufirit. Bashkimi Evropian ka pohuar se, pas arritjes së marrëveshjeve, gjasat e Serbisë për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në këtë mekanizëm, janë të sigurta. E pashpërblyer nuk do të mbetet as Kosova, pasi, sipas burimeve, Komisioni Evropian mund të dalë me një parashikim për nisjen e përpilimit të një studimi fizibiliteti, për procesin e stabilizim-asocimit me Kosovën.
Tashmë është e sigurt se në fusnotën në fjalë do të përfshihet Rezoluta 1244, si kërkesë e Serbisë dhe mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila e ka shpallur të ligjshme shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Mbetet ende hapësirë për spekulim, nëse do të përmendet edhe Deklarata e Pavarësisë së Kosovës. Por, burime të sigurta nga selia e BE-së bëjnë të ditur se në fusnotë nuk do të përmendet Deklarata e Pavarësisë, si kërkesë kyçe e delegacionit kosovar.
Shefi i delegacionit serb, Borislav Stefanoviq, sqaroi në përfundim të bisedimeve se përfaqësimi i Kosovës në takimet rajonale do të jetë asimetrik, ashtu siç edhe është kërkuar nga Serbia. “Kjo asimetri është pasqyruar përmes një fusnote, e cila i referohet Rezolutës 1244 të KS të OKB-së dhe vendimit të GJND-së për deklaratën e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Stefanoviq, duke shprehur kënaqësinë e tij për marrëveshjen e arritur. Ai shtoi se me arritjen e kësaj marrëveshjeje Serbia i ka plotësuar të gjitha kushtet për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim, ndërkohë që janë mbrojtur interesat e Serbisë. Udhëheqësja e grupit negociator të Kosovës, Edita Tahiri, ashtu siç ka vepruar gjatë dy ditëve të kaluara të bisedimeve, nuk i është drejtuar mediave.
Ky raund i dialogut vjen pas disa muajsh ndërprerje, për shkak të mosmarrëveshjeve rreth përfaqësimit të Kosovës në nismat rajonale. Autoritetet kosovare kanë këmbëngulur në përfaqësimin e tyre si shtet, përderisa ato serbe kanë insistuar në Rezolutën 1244 të OKB-së.

 

Share