• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Vetëvendosje në Dragash, rrugaçe!

Dragash, 26 shkurt
- Të shtunën, aktivistët e lëvizjes “Vetëvendosje” nё Dragash, zhvilluan aksionin e tyre për vendosjen e mbishkrimeve “Kosova Republikë” nëpër muret e ndërtesave publike.kosova_republike Sipas aktivistëve të kësaj lëvizje, aksioni ishte zhvilluar pa ndonjë problem, përderisa nuk iu afruan mureve të ndërtesës së Komunës së Dragashit.
Siç thuhet në një komunikatë të Vetëvendosjes, teksa po tentonin të shkruanin parullën nё muret e kësaj ndërtese, atyre iu afrohet një person i panjohur, i cili i ka ofenduar aktivistët. “Një person që nuk e njihnim, por që, me gjasë, ёshtё i afërt me partinë nё pushtet, ka tentuar të na largojë nga vendi ku donim të shkruanim parulla, duke përdorur edhe shprehje ofenduese, si ‘Kosova nuk ёshtё republikë e as kurrë s’do tё jetë’, ‘ajo ka qenë dhe do tё mbetet pjesë e Serbisë’, ‘Shkruani shtёpitё tuaja se këtu nuk ka nevojë pёr të tilla parulla’ si dhe të tjera fjalë, duke u kërcënuar se do ta thërriste edhe policinë”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Vetëvendosjes, duke potencuar se në vendngjarje kishte mbërritur edhe kryesuesi i Kuvendit komunal të Dragashit. “Brenda pak çastesh, aty erdhi kryesuesi i Kuvendit komunal, Lulzim Rifaj, i cili iu drejtua aktivistëve me fjalët më banale dhe me sharje tё ndryshme. Pas tentativës për sulm ndaj aktivistëve dhe sharjeve, nё adresë tё familjeve tё tyre, aktivistët janë larguar tё qetë nga vend i ngjarjes”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.
Qendra e lëvizjes “Vetëvendosje” nё Dragash e ka dënuar kёtё incident, për të cilin fajëson, siç janë shprehur, njerëzit e pa ndёrgjegjshёm, tё cilёt, sipas tyre, me paftёsinё pёr tё qeverisur dhe me keqpërdorimet e vazhdueshme qё po bёjnё, po e ngulfasin edhe mё shumë komunёn mё tё largët dhe mё tё varfër tё Kosovës.
I kontaktuar nga Radio Sharri, kryesuesi i KK-së, Lulzim Rifaj, ka mohuar të këtë përdorur fjalë fyese, por që nuk e ka përjashtuar këtë, po që se, siç është shprehur, rrugaçët vazhdojnë të manipulojnë me parulla të dyfishta kundër tij. “Nuk kam përdorë fjalë të tilla... Thjeshtë, i kam penguar që ta zhgarravisin ndërtesën e Komunës, të cilën e kemi ngjyrosur, gjatë verës sw kaluar. Por, nëse ata mundohen të shpifin, do të jem edhe më i rreptë. Kjo, sepse ata janë rrugaçë, me që nuk është hera e parë që dëmtojnë pronën publike”, ka thënë Rifaj, duke potencuar se anëtarët e kësaj lëvizje gjithnjë e kanë sabotuar shtetin. “Sa herë që për festa i stolisim rrugët me flamuj shtetërorë, ata i heqin! Fundja, ata nuk janë vetëm rrugaçë, por edhe kriminelë, sepse veprojnë natën, e që do të duhej të ndiqeshin edhe penalisht. Kësisoj kanë vepruar edhe mbrëmjen e së shtunës”, ka thënë për Radio Sharrin, kryesuesi i KK-së në Dragash, Lulzim Rifaj.
 
 
Share