• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Protesta e qetë - paralajmërohen të tjera!
e Martë, 28 Shkurt 2012 11:25

Prishtinë, 28 shkurt
- Ka përfunduar pa incidente protesta e djeshme e Vetëvendosjes, e cila kundërshtoi marrëveshjen me Serbinë rreth përfaqësimit të vendit tonë në nismat rajonale.fusnota_vetevendosje Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka paralajmëruar protesta të tjera, sapo të ngrohet moti. “Do të ndodhë Pranvera kosovare”, është shprehur Kurti, i cili e ka quajtur marrëveshjen si personale të kryeministrit Thaçi, për të cilën, siç tha, nuk duhet të obligohen institucionet e Kosovës. “Qeveria në këto bisedime po merr vendime në kurriz të qytetarëve të Kosovës”, është shprehur Kurti, i cili tha se protesta e së hënës ishte vetëm fillimi i kundërshtimeve të kësaj lëvizje, sepse do të vazhdohet me protesta në të gjitha qytetet e Kosovës.
Policia e Kosovës, përmes një komunikate, e ka quajtur protestën si të paligjshme, duke thënë se në të morën pjesë rreth 600 qytetarë.
Në protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, duket se morën pjesë edhe ithtarë të partive të tjera, ose me koncepte politike të tjera që nuk janë në përputhje me ato të Vetëvendosjes. Nga ana tjetër, qeveria e Kosovës u ka shprehur mirënjohje qytetarëve, të cilët protestuan në mënyrë të qetë dhe paqësore. “Qeveria e Republikës së Kosovës rithekson se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore, është e garantuar me Kushtetutën dhe ligjet tona dhe, si e tillë, do të respektohet gjithmonë nga institucionet demokratike të shtetit tonë”, thuhet në reagimin e Qeverisë.
 
 
Share