• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Miratohet raporti buxhetor – 2011

Dragash, 28 shkurt
– Pa votat e partisë më të madhe opozitare në Dragash, LDK-së, Kuvendi komunal ka miratuar të martën raportin mbi realizimin e buxhetit për vitin 2011. Këshilltarët e LDK-së votuan kundër këtij raporti, pasi nuk u pajtuan me shpenzimet që ishin pasqyruar në të.dragash_sheshi
Kundërshtar i rreptë i këtij raporti ishte edhe këshilltari i vetëm i LDD-së, Qamil Kolloni, i cili e quajti buxhetin e vitit 2011 si borgjez. “Duhet ndryshuar mentaliteti i menaxhimit të buxhetit, si dhe monitorimit të tij. Në bazë të harxhimeve që janë bërë, mund të konsiderohet si buxhet i djegur. Kjo, sepse ka shumë shpenzime në dru, naftë, thëngjill, energji elektrike... Pastaj, nuk e marrim vesh se çfarë po ngjet me shkollën e fshatit Blaç, ku për disa vjet ndahen mjete për nyjet sanitare dhe renovimin e kësaj shkolle. Ne duhet ta dimë se çfarë po ndodh me këtë shkollë, në të cilin për çdo vit figuron se investohet në nyje sanitare dhe në renovimin e saj”, ka thënë mes tjerash Kolloni, gjatë kritikave rreth buxhetit të vitit 2011. Kritika pati edhe nga delegatët tjerë, por që kryesisht prekën çështje që ndërlidhen me interesa të ngushta partiake apo edhe afariste.
Një kritikë e tillë u dëgjua nga Zinaida Elmazi, këshilltare nga partia boshnjake “Vatan”, e cila përmendi harxhimin rreth publikimit të reklamave dhe konkurseve. “Kjo shifër që kalonë shumën 7 mijë euro, duhet të bëhet transparente, që ta dimë se në cilat media janë bërë reklamat dhe konkurset. Kjo, sepse në median lokale nuk keni bërë publikime”, tha Zinaida Elmazi, e cila punon në një radio lokale gorane. Edhe këshilltari tjetër nga partia “Vatan”, Velid Haxhisin, kërkoi sqarime se, përse nuk paguhet edhe radioja gorane, që të transmetoj seancat e Kuvendit komunal.
Sipas Raportit mbi realizimin e Buxhetit komunal për vitin 2011, i cili u miratua në seancën e sotme, Dragashi ka buxhet vjetor, pak më shumë se 5.5 milion euro. Nga kjo shumë, rreth 3 milionë e 170 mijë euro ndahen për paga, ndërkohë që investimet kapitale, kapin shumën rreth dy milionë euro.
 
 
Share